Familja Geci reagon pasi Specialja përmendi komunikatën 59: Krasniqi e Selimi thanë të vërtetën
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 03 April 2023
Të hënën në Gjykatën Speciale ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
E teksa prokurori filloi t’i zbulonte “dosjet” për Hashim Thaçin, përmendi komunikatën 59, të cilën Thaçi kishte refuzuar ta ketë nënshkruar – mandje kishte thënë se nuk ishte e UÇK-së.
Por Specialja rikujtoi deklarata të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimin të cilët asokohe “demantonin” Thaçin.
Në lidhje me ketë ka reaguar Fadil Geci, pasi në komunikatën 59 ishte përmendur edhe emri i Ganit Gecit.
“Ata të cilët nuk kishin histori dhe donin të krijonin “histori të rrejshme” mbi historinë e familjes sonë duke njollosur familjen tonë, vëllain tonë për të ardhur në pushtet në emër të Marksizmit dhe te Leninizmit dhe në emër të LPK-së”, ka thënë Geci në një postim në Facebook.
Ai autorët e komunikatës 59’s i ka cilësuar si marksistë-lenistë, duke akuzuar se ishin të orientuar kah Kremlini.
“Ne familja jonë e kemi theksuar që 24 vite që do rrotullojmë çdo guri, do trokasim çdo dere për t’i demaskuar fundërrinat pa histori që donin te krijonin histori të rrejshme mbi kurrizin e atyre që historia i njeh me shekuj si familje atdhetaresh e patriotike në të gjitha kohërat të cilat kalonte populli ynë në luftëra kundër okupatoreve sllavo-rus dhe perendorisë osmane”, ka thënë ai ndër tjerash.
Geci tregoi se kënd e kishte për qëllim ajo komunikatë.
“Komunikata 59 e shtabit te LPK-se është bërë me qellim te eliminimit fizik te vëllait tonë Gani Geci dhe njollosjen e familjes tonë duke dashur te na fusin ne rendin e kolaborocionistve për te qenë këta të cekurit të lirë, të manipulojnë në Drenicë si te duan ata për epshet e tyre dhe “idealit” marksist-leninist te orientuar nga Kremlini”.
Të dielën në Prishtinë ka pasur një marsh të madh, ku mijëra qytetarë kundërshtuan Gjykatën Speciale.
Të tjera
-
Për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president në Maqedoni të Veriut nevojiten 362.864 vota
Në vend sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.81...
-
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën
AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19, ...
-
Policia shqipton 2 mijë e 74 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 74 tiketa t...
-
Apeli ua ndryshon masën e sigurisë dy zyrtarëve të gjykatës të dyshuar për korrupsion
Gjykata e Apelit ua ka ndryshuar masën e sigurisë dy zyrtarëve të Gjykatës Th...
-
Një burrë dhe një grua arrestohen për vjedhje në Shtime
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Shtime pasi kanë kryer vjedhje në fs...
-
Arrestohen 4 të mitur në Lipjan, sulmuan 2 të mitur të tjerë
Në Lipjan janë arrestuar katër të dyshuar, djem të mitur, për shkak se kishin...
-
Hysen Durmishi mbërrin në Prokurori për intervistim
Mëngjesin e sotëm Hysen Durmishi është paraqitur në Prokurorinë Speciale për ...
-
Gjashtë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidente mes dy veturave në udh...
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...