Sport

Kombëtarja e Kosovës merr pjesë në Marshin madhështor për Drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 02 April 2023

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës së bashku me shtabin teknik dhe drejtues të Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) morën pjesë në Marshin për Drejtësi.

Marshi madhështor u mbajt të dielën në sheshet e Prishtinës, në mbështetje të luftës së UÇK-së.

Dhjetëra mijëra qytetarë ishin pjesë e Marshit, në mesin e tyre edhe shumë sportistë.

-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar të dielën për dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Botëror, ndaj Polonisë.

Dhe, sipas FHK-së, “ndeshje si këto me Poloninë do të ishin të pamundura për Kombëtaren e Kosovës pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. /Gazeta Express

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy