Sport

Messi e arrin shifrën e 100 golave me Argjentinën, realizon “hat-trick”

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 29 March 2023

Lionel Messi e ka arritur shifrën e 100 golave në karrierë me Kombëtaren e Argjentinës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e arriti këtë numër jubilar pasi realizoi tregolësh në fitoren e “Seleçao” me rezultat të thellë, 7:0 kundër Curacao.

Para kësaj loje, futbollisti i Paris Saint-Germainit i kishte 99 gola për Argjentinën, ndërsa “hat-tricku” e çoi atë në kuotën e 102 golave, shkruan “Gazeta Express”.

-Advertisement-

Paraprakisht, ai kishte shënuar edhe në miqësoren me Panamanë, pak ditë më parë.

Të tre golat ndaj Curacao, Messi i realizoi në 37 minutat e parë të lojës.

Enzo Fernandez, Nicolas Gonzales, Angel Di Maria e Gonzalo Montiel i shënuan golat tjerë për kampionët e botës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy