Ndalimi i Agim Ademit, FFK ka vendosur të informojë UEFA-n dhe FIFA-n
Autori: Gazeta inFokus
19:25 | 27 March 2023
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur sot mbledhjen tjetër urgjente nën drejtimin e nënkryetarit Bakir Burri, pas zhvillimeve të javës së kaluar në lidhje me kryetarin Agim Ademi dhe shqetësimet e krijuara në hotelin ku është i akomoduar ekipi kombëtar.
Këtë e ka bërë të ditur Komiteti ekzekutiv i FFK-së, përmes një njoftimi.
Sipas njoftimit në mbledhjet e kaluara, për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare se çfarë po ndodhë, KE i FFK-së nuk ka mundur të ndërmarrë asnjë veprim.
Por tani kur është informuar nga deklaratat publike nga policia dhe prokuroria lidhur me rastin si dhe informatat e marra, shpreh gatishmërinë dhe vullnetin që këto çështje, përveç në organet e hetuesisë, konform statutit dhe akteve normative t’i adresojë edhe në Komisionin Disiplinor dhe të Etikës të FFK-së, në mënyrë që çdo parregullsi apo shkelje potenciale, që mund të ketë ndodhur, të trajtohet me kujdesin dhe seriozitetin më të madh si dhe kërkon që ky komision të marrë verdiktin bazuar në aktet e saj normative.
“KE shpreh shqetësimin në lidhje me të gjitha veprimet që kanë ndodhur me datë 21 mars, në zyret e FFK-së dhe ndaj stafit të Kombëtares në hotelin ku është i akomoduar, nga disa policë civilë, të cilët kanë ndërhyrë pa u prezantuar fare dhe pa asnjë dokumentacion, gjë e cila dëshmohet edhe në komunikatën e policisë, sepse nuk ka pasur asnjë shkresë zyrtare deri më datën 22 mars 2023. Këto veprime pa bazë ligjore, KE do t’i adresojë pranë organeve përkatëse të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Gjithashtu, KE i FFK-së ka njoftuar se ka vendosur që t’i informojë instancat më të larta ku bënë pjesë, UEFA-n dhe FIFA-n dhe t’ua paraqesë një raport të detajuar mbi zhvillimet e fundit dhe njëherësh t’i mbajë të informuara në vazhdimësi.
“KE edhe një herë rithekson gatishmërinë për të bashkëpunuar me çdo institucion të Kosovës, të UEFA-s dhe FIFA-s për adresimin e të gjitha çështjeve dhe parregullsive potenciale, të cilat kanë mundur të ndodhin, si pranë organeve të saj përkatëse, po ashtu edhe atyre shtetërore”, ka dekalruar KE i FFK-së.
Tutje kanë shprehur indinjatën lidhur me veprimet që kanë ndodhur në ambientet ku ishte kombëtarja e Kosovës, veprime këto të cilat e kanë fyer dinjitetin e kombëtares.
“Njëherësh, KE shpreh indinjatën në lidhje me veprimet dhe shqetësimet që kanë ndodhur në ambientet ku ishte Kombëtarja e Kosovës dhe në selinë e FFK-së, e që sipas bindjes së KE të FFK-së, një pjesë e tyre kanë qenë pa bazë ligjore dhe kanë fyer dinjitetin e ekipit dhe stafit të Kombëtares”, ka shtuar KE.
Në njoftim thuhet se shpresohet që këto shqetësime të sqarohen dhe organet kompetente të vendosin konform rregullave dhe procedurave dhe të ndihmojnë Kombëtaren e Kosovës dhe FFK-në në përfaqësimin e saj dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
Ndërkaq e inkurajuan ekipin dhe stafin e Kombëtares që të mos ndikohen nga zhvillimet dhe të vazhdojnë të japin paraqitje dinjitoze në ndeshjen kundër kombëtares së Andorrës, ashtu sikurse në ndeshjen kundër kombëtares së Izraelit.
Kujtojmë se Agim Ademit i është caktuar nga Gjykata e Prishtinës masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
Ndërsa me 22 mars, Agim Ademi ndalohet nga organet e drejtësisë për 48 orë.
Prokuroria e Prishtinës kishte njoftuar se Ademi po dyshohet se ka kryer dy vepra penale, keqpërdorimi i besimit dhe shmangie nga tatimi.

T� tjera
-
Nuk u lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakupi Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë
Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment pre...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ka aprovuar...
-
Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Rrahman Hoti...
-
Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian kanë mbajtur në Prishtinë ...
-
Prishtina n’bërllok, Komuna u shkruan deputetëve: S’lejojmë të mbahet peng projekti për inate politike
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar sot se k...
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...































