Konjufca: Nëse kërkohet Asociacion me kompetenca ekzekutive, s’vlen më asgjë, vendi shkon në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 22 March 2023
Kosova ka marrë garanci të forta ndërkombëtare se me asociacionin nuk do të krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe nuk do të preken vijat e kuqe të funksionimit kushtetues, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nësë kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, thekson ai.
Konjufca, thotë se kërkesa për asociacion, përveç faktit se është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës e Serbisë, ajo paraqet një kërkesë të Serbisë dhe jo komunitetit serb.
Ai tha se për serbët e Kosovës jetike është që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat që ua mundëson Pakoja e Ahtisaarit, si një dokument që parasheh të drejtat për komunitetet pakicë në nivelin më të lartë të mundshëm.
Konjufca sqaron hapat që pritet të ndiqen në vijim në lidhje me vet-menaxhimin e komunitetit serb, sipas Planit Evropian dhe Aneksit të veprimit.
“Si veprim ajo është e cekur që BE-ja e krijon një ekip të monitorimit, së pari ai ekip i monitorimit pastaj i raporton BE-së edhe i shtynë palët drejtë asaj për të cilën kanë thanë që janë pajtuar”, thotë ai.
Në këtë aspekt, ai thotë se Qeveria por edhe opozita, tashmë janë pozicionuar fuqishëm që nuk duhet lejuar asociacion me kompetenca ekzekutive.
“Garancitë janë të forta që do të jetë një lloj i diçka si forum për trajtimin e interesave të serbëve”, thotë ai. Por, punët ndryshojnë, nëse kërkohet një asociacion i nivelit të tretë të pushtetit.
“Një entitet i cili është monoetnik, e i cili është bartës i pushtetit publik dhe për të cilin nga Kosova kërkohet me e ndryshu kushtetutën, unë mendoj që kjo është vijë e kuqe, dhe atëherë duhet të ngulim këmbë, atëherë nuk ka lidhje as nëse flasim për këso e aso parametra. Qeveria e Kosovës nuk ka kuptim, nuk ka kuptim më as parlamenti i Kosovës dhe menjëherë vendi duhet me shku në zgjedhje për mendimin tim”, thotë kryekuvendari Konjufca.
Ai pret që edhe në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës, pushtet e opozitë të hartojnë eventualisht një rezolutë me të cilën do të ritheksoheshin vijat e kuqe përtej të cilave Kosova nuk mund të negociojë e as zbatojë asgjë. /Teve1.
Të tjera
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...