Rafuna: Rritja ekonomike prej 3.5 për qind e pamjaftueshme
Autori: Gazeta inFokus
09:03 | 12 March 2023
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se rritja njëshifrore ekonomike e parashikuar nga Banka Botërore këtë vit është e pamjaftueshme.
Në një bisedë për Ekonomia Online, Rafuna ka thënë se rritja prej 3 deri në 3.5 për qind, sa parashikohet, nuk sjell zhvillim ose ulje të papunësisë.Kreu i Odës, i cili më herët ka ushtruar dhe detyrën e ministrit të Financave, thotë se masat e Qeverisë Kurti kanë qenë të pakta për t’u përballur me krizën dhe inflacionin.
Sipas tij, Qeveria duhet të përqendrohet në rritjen e investimeve kapitale, rritjen e pagave në sektorin publik që duhet të jetë e barabartë me vlerën e inflacionit, si dhe mbështetjen e sektorit privat.Rafuna thotë se viti 2022 ishte më stabil pas hapjes post-pandemike, që solli dhe rritjen e ofertës dhe kërkesës në treg. Por, parashikimet e Bankës Botërore për vitin 2023 janë më të zymta.
“Rritja ekonomike do të jetë 3 deri në 3.5 për qind. Kjo rritje nuk është e mjaftueshme. Rritja njëshifrore nuk sjell zhvillim ose ulje të papunësisë”.R
afuna thekson se për t’u vërejtur një ngritje e mirëqenies sociale, rritja do të duhej të ishte dyshifrore.Ai ka kërkuar nga ekzekutivi që bizneset të ndihmohen në forma të ndryshme, në mënyrë që të tejkalohet më lehtë kjo krizë. Sugjeron dhe masa të tjera.“E para duhet t’i kushtohet shumë rëndësi investimeve kapitale, të jetë më agresive, në kuptim pozitiv, që projektet që i ka planifikuar me ligjin e buxhetit, të implementohet në kohë sa më të shkurtër, pa bërë ndonjë shkelje ligjore. Gjithashtu, kishte me qenë e rëndësishme për ta luftuar inflacionin që të ketë një rritje të pagave në sektorin publik, për shkak se do të krijonte një siguri te çdo i punësuar”.“Ne shohim se vitin e kaluar ka pasur një rënie të sasisë së mallit, pra një ulje të konsumit për shkak të inflacionit. Vlera e parasë në vitin 2021 për një shportë familjare, nuk është e njëjta me 2022-ën”, u shpreh ai.
Pagat, sipas tij, duhet të rriten në proporcion me vlerën e inflacionit.“Te Ligji i Pagave, i pamë ankesat. Vlera e koeficientit në disa raste ka shkaktuar ulje, te një pjesë e shërbyesve publikë ka pasur një ngritje të vogël, por prej ankesave që kemi parë, shumica nuk janë të kënaqur dhe ajo rritje që është bërë nuk është bërë në proporcion me nivelin e inflacionit”.“Rritja e pagës minimumi duhet të jetë në vlerën e inflacionit, kjo ka qenë kërkesa jonë, për ta stimuluar konsumin”, thekson kryetari i OEK-ut.

T� tjera
-
KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasado...
-
Dokument| Rina Dragidella, mbesa e Xhelal Sveçlës emërohet kundërligjshëm diplomate në Washington
Rina Dragidella, mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ësh...
-
Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale
Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë veprime në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, ...
-
Pas fitores së “Listës së Studentëve”, dyshohet se po shkatërrohen dokumente të institucioneve paralele edhe në Kosovë
Kush është kompetent që të reagojë nëse shkatërrohet dokumentacioni në instit...
-
AUV tërheq nga tregu mishin e ngrirë të pulës nga Brazili, konstaton bakterin Salmonella
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka u...
-
SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka p...
-
Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Listën Studentore dhe qytetarët e ...
-
Pamje nga protesta që u mbajt sot për Arlinda Zekajn në Pejë, protestuesit ngjyrosën me të kuqe këpucët e policëve
Sot protesta kundër vrasjes së grave, pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, ...
-
Rama: Studentët po kërcënohen, kam mesazhe të prindërve që luten për ndihmë
Kryeministri Edi Rama, në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbr...
-
Musliu: Dorëheqja nuk është më çështje zgjedhjeje, por përgjegjësi e pashmangshme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Publikohet letra që Gazmend Hoxha i dërgoi Kurtit, bashkë me dorëheqjen e tij
Policia e Kosovës ka publikuar letrën që ish-drejtori i përgjithshëm Gazmend ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, më 2 n...































