Sport

Giroud mbetet te Milani: Duhet të qëndrojmë të bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 24 Shkurt 2023

Olivier Giroud nuk ka ndërmend ta mbyllë me kaq aventurën te Milan. Në një intervistë për DAZN, sulmuesi shprehet se është duke biseduar me klubin për rinovimin e kontratës ndërsa shtoi se gjithçka po ecën sipas parashikimeve. Nga ana tjetër, francezi tha se muaji janar ishte zhgënjyes për kuqezinjtë megjithatë sipas tij skuadra tashmë e ka marrë veten.

“Pas muajit janar të gjithë në skuadër ishim të zhgënjyer dhe na duheshin disa ndeshje për t’u ringritur. Pas fitoreve të fundit me Torinon, Monzën dhe Tottenham besoj e kemi bërë këtë dhe kemi dalë nga momenti i vështirë. Nuk kemi qenë perfekt, por ishin tre ndeshje shumë të rëndësishme për të rifituar besimin.

Tani kemi një përballje me Atalantën që gjithashtu këtë sezon synon zonën Champions. Milan-Roma? Ishte një ndeshje në të cilën duhej të kishim fituar, u zëvendësova dhe isha i qeshur. Ishim në garë për titull, por pësuam në goditjen e parë në portë dhe të vjen keq. M’u duk se ishim pak të ndrojtur në fushë.

-Advertisement-

E ardhmja? Duhet të qëndrojmë të bashkuar, objektivi im është të qëndroj tek Milan dhe shpresoj të gjej akordin me drejtuesit. Jemi në bisedime dhe mendoj se gjithçka po shkon në rrugën e duhur”, u shpreh Giroud.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy