Lajme

Tifozët e Prishtinës sulmojnë me gurë autobusët e Trepçës, tre policë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 19 February 2023

Tre zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar në Rahovec, gjatë kryerjes së detyrës së tyre për të neutralizuar situatën, në përleshjen mes tifozëve të Trepçës dhe atyre të Prishtinës, pas ndeshjes së finales së basketbollit.

Këtë e ka konfirmuar për Paparacin, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili shtoi po ashtu se policia për të shpërndarë turmën në këtë rast, është detyruar të përdorë sprejin.

Ai po ashtu ka konfirmuar se disa autobusë me tifozë të Trepçës, janë sulmuar me gurë nga po tifozët kundërshtarë të tyre, të Prishtinës, të cilët dhe i mposhtën në këtë ndeshje finale.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy