“Sot nuk ka trajtime për sëmundjen”/ Zbulohet diagnoza e saktë e yllit të Hollywood-it
Autori: Gazeta inFokus
09:44 | 17 February 2023
Aktori i famshëm, Bruce Willis, vuan nga demenca. Familjarët e yllit të Hollywood-it janë shprehur se tani janë të lehtësuar duke e ditur diagnozën e tij.
Mediat e huaja shkruajnë se 67-vjeçari u diagnostikua me afazi, e cila shkakton vështirësi në të folur, në pranverën e vitit të kaluar, por sëmundja ka përparuar dhe atij i është dhënë një diagnozë më specifike.
Familja e aktorit tregoi se demenca frontotemporale është forma më e zakonshme e demencës te njerëzit nën 60 vjeç.
“Sot nuk ka trajtime për sëmundjen, diçka që shpresojmë se mund të ndryshojë në vitet në vijim”, thuhet në deklaratë.
Willis u bë emër i njohur në vitet 1980 dhe ‘90 pasi luajti në filma të suksesshëm si Die Hard, The Sixth Sense, Armageddon dhe Pulp Fiction.
Ai gjithashtu është nominuar për pesë Golden Globes dhe ka arritur të marrë një çmim për rolin e tij në Moonlighting. Gjithashtu u nominurar 3 herë në Çmimet Emmy, ku arriti të fitojë dy herë.
Por ai hoqi dorë nga aktrimi për shkak të sëmundjes me të cilën u diagnostikua.
Deklarata u publikua nga anëtarët e familjes së Willis, përfshirë gruan e tij Emma Heming, me të cilën ai ka dy vajza, dhe ish-gruan e tij Demi Moore dhe tre vajzat e tyre.
Demenca frontotemporale është një formë “e pazakontë” e sëmundjes që shkakton probleme me sjelljen dhe të folurin.

T� tjera
-
Punëtorët e KEK protestojnë pasnesër para zyrave të menaxhmentit, këto janë dy kërkesat e tyre
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 n...
-
Çmimi i naftës bie edhe më tej në bursat ndërkombëtare, në Kosovë lirimi po reflektohet ngadalë
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme në bursat ndërkombëtare të mar...
-
Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju
Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për idenë e bashkëp...
-
Sveçla: Me pare të ngrohjes së shkollave, u pagua shiriti i famshëm paralajmërues
Gëzim Sveçla ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se ka shpenzua...
-
Fatmir Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas 16 shtatorit!
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka zhvilluar në Prizren një takim me struktu...
-
AGK mirëpret aktakuzën e re për sul*met ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës kundër...
-
Çekaj kundërshton paralajmërimin e Ramosajt për shtrenjtimin faturës së mbeturinave: Dështimet tuaja nuk është e drejtë të i’a faturoni qytetarëve
Anëtari i Kuvendit komunal të Deçanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ndriç...
-
Kurti ndan pjesë nga intervista në Radio France Internationale: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për intervistën e dhënë për Ra...
-
Evropa dhe SHBA dakordohen t’i rishikojnë marrëveshjet e sigurisë për të mos u përshkallëzuar konfliktet
Përfaqësuesit evropianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ...
-
Parandalohet futja e një thi*ke në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një t...
-
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?
Konsultimet e Kosovës me Bashkimin Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhom...
-
Ahmeti akuzon Qeverinë për bllokimin e themelimit të ndërmarrjes lokale “Ulpiana” në Lipjan
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar lidhur me procesin e ...






























