Shëndetësi

E para në Europë, Spanja miraton ligjin: Gratë do të marrin leje për dhimbjen nga menstruacionet

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 17 February 2023

Gratë spanjolle janë të parat në Evropë që mund të marrin leje nga puna për dhimbjet e mestruacioneve pasi u miratua legjislacioni për lejimin e pushimit mjekësor shtesë.

Ligji, i cili kaloi me 185 vota pro, 154 kundër, synon të thyejë një tabu mbi këtë temë, tha qeveria.

Pushimi menstrual aktualisht ofrohet vetëm në një numër të vogël vendesh në mbarë botën, duke përfshirë Japoninë, Indonezinë dhe Zambinë.

-Advertisement-

“Është një ditë historike për përparimin feminist”, shkroi në Twitter Ministrja e Barazisë, Irene Montero, përpara votimeve për një sërë legjislacionesh të frymëzuara nga feministët.

Ligji u jep të drejtën punëtoreve që përjetojnë dhimbje periodike për aq kohë sa u nevojitet, me sistemin shtetëror të sigurimeve shoqërore.

Ashtu si me lejen me pagesë për arsye të tjera shëndetësore, mjeku duhet të miratojë paaftësinë e përkohshme mjekësore.

Kohëzgjatja e pushimit mjekësor që mjekët do të mund të japin nuk është përcaktuar në ligjin e ri.

Rreth një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta, sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera