Ekzekutoi 10 afro-amerikanë në një supermarket, i riu dënohet me burgim të përjetshëm
Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 15 February 2023
Payton Gendron, autori i vrasjes së 10 afro-amerikanve në një supermarket në Buffalo, Nju Jork është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata rajonale.
Anëtarët e familjes së disa viktimave folën për të dashurit e tyre gjatë seancës së dënimit të Payton Gendron në Gjykatën e Qarkut Erie, ku ai u deklarua fajtor në nëntor për më shumë se një duzinë akuzash, duke përfshirë vrasjen dhe terrorizmin në familje të motivuar nga urrejtja.
Mediat e huaja raportojnë se, akuza për terrorizëm kishte një dënim automatik të përjetshëm.
“Nuk mund të ketë mëshirë për ju, asnjë mirëkuptim, asnjë shans të dytë. Nuk do ta shihni më kurrë dritën e ditës si një njeri i lirë”, tha gjyqtarja Susan Eagan përpara se të dënonte Gendron.
Eagan foli për trashëgiminë dhe ndikimin e supremacisë së bardhë në Shtetet e Bashkuara dhe jetën e secilës prej viktimave, ndërsa vendosi 11 dënime të përjetshme, të cilat do të ekzekutohen njëkohësisht.
Gendron u dënua gjithashtu me 25 vjet për secilën nga tre akuzat për tentativë vrasjeje, për t’u vuajtur radhazi, dhe një dënim me 15 vjet për një akuzë për armë. Familjarët e të vrarëve në sulm ndanë kujtime për të dashurit e tyre, dënuan racizmin që motivoi të shtënat dhe i kërkuan gjykatësit të vendosë dënimin maksimal për Gendron.
Të tjera
-
Bislimi takohet në Budapest me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, flasin për objektivat e Kosovës për integrim
Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evrop...
-
Qeveria konfirmon se Kurti të enjten është në Mal të Zi për Samitin me liderët rajonalë dhe të BE-së
Qeveria ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjes...
-
Kryeministri Kurti: Mbi 1.4 milionë banor residentë janë regjistruar deri më tani, një përqindje e lartë edhe e serbëve
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar mbi 1...
-
Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e pa...
-
Raportohet se Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë në pikëkalimin e Merdares
Siç shkruajnë mediat në Beograd, autoritetet e Kosovës sot në Merdare nuk ia ...
-
Presidentja me thirrje ndaj qytetarëve: Ju lutem regjistrohuni, përcaktohen të dhëna të rëndësishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lutur qytetarët e Kosovës dhe ata në ...
-
Tejkaluan në vijë të plotë, Policia në Gjilan ua konfiskon patentë shoferët për tre muaj
Policia e Kosovës në Gjilan ka gjobitur dy shoferë të cilët kanë shkelur rreg...
-
Kalon periudha transitore, serbët në Graçanicë ende përdorin dinarin
Ndonëse ka përfunduar periudha transi...
-
Policia e Prishtinës arreston 131 persona të kërkuar nga gjykata – konfiskon katër thikἀ dhe gjashtë ἀrmë zjarri
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacio...
-
Zyrtare e lartë amerikane viziton Kosovën, në agjendë takimi me Osmanin e Kurtin
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth M. Allen do të udh...
-
Dy eurot false, BQK thotë se janë tërhequr 2.5 milionë monedha të tilla nga qarkullimi
Banka Qendore e Kosovës ka dhënë informacione lidhur me masat dhe aktivitetet...
-
Minatorët mbesin pa paga
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka bërë thirrje që të ekzekutoh...