“Tensione” e “kërkesa ekstreme”, çka planifikuan e çka vendosën naftëtarët pas vendimit të Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 10 February 2023
Shteti ka vendosur që sërish ta rikthejë kontrollin mbi çmimin e naftës. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ky vendim vjen meqë janë evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror. Naftëtarët janë mbledhur dje urgjentisht për të diskutuar për këtë vendim dhe situata duket se ka qenë shumë e tensionuar. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve ka treguar se u propozua edhe mbyllja e pompave dhe protesta para objektit të Qeverisë. Në fund, kanë dalë me një vendim tjetër.
Çmimet e derivatave në vend do të caktohen sërish me “tavan”, që do të përcaktohet nga vendosë Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë. Vendimin e ka marrë Ministrja Rozeta Hajdari, me arsyetimin se janë evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse”, thuhet në vendim.
Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocentë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocentë për litër.
“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtrishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse”, ka njoftuar Ministria.
Në faqen e Ministrisë thuhet se vendimi është marrë nga ana e Ministres me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg.
Vendimi nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare, por që do të hyjë në fuqi një ditë pasi të publikohet dhe do të jetë në fuqi për 30 ditë.
Pas vendimit të Hajdarit, Shoqata e Naftëtarëve thirri dje mbledhje urgjente. Detaje nga diskutimet dhe situata e tensionuar që e shoqëroi këtë mbledhje, ka dhënë kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani.
Sipas tij, aty kishte “kërkesa ekstreme”. Thotë se naftëtarët propozuan që të mbyllen pikat e karburantit dhe të protestohet me autobota para Qeverisë, por që në fund u mor një vendim tjetër.
“Në Kuvendin e Shoqatës, situate ka qenë tepër e tensionuar se kishte kërkesa ekstreme. U kërkua që të mbyllen pikat e karburantit apo të protestohet me autobota para Qeverisë. Po, këto kërkesa nuk u aprovuan, por kërkesa e cila është aprovuar është që t’i drejtohemi Gjykatës. S’ka protestë, s’ka mbyllje të pikave të karburantit dhe s’ka bllokadë para Qeverisë me autobota”, tha Berjani.
Pakënaqësitë për këtë vendim, Berjani thotë se ia ka shprehur edhe Ministres Hajdari.
“Në takim me Ministren Rozeta Hajdari, kërkova arsye pse është lëshuar ky vendim. Preteksti i këtij vendimi është se ka disa kompani që kanë abuzuar me çmime. Unë kërkova, se Kosova është treg i lirë dhe i hapur sipas Kushtetutës, Neni 10, se në qoftë se ka ndonjë kompani që abuzon me çmime, duhet të merret Agjencioni i Konkurrencës apo hetuesia dhe organet kompetente, e jo të pësojnë 650 pika karburanti”, ka deklaruar Berjani për Express.
Ndryshe, praktika për caktimin e tavanit të çmimeve ishte aplikuar fillimisht në fund të muajit qershor të vitit të kaluar, pasi çmimi i naftës kishte arritur në gati 2 euro.
Për çdo ditë, përgjatë një muaji, Ministria dilte me vendim ku përcaktonte çmimin maksimal për shitjen e derivateve.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...