Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin këtë vit
Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 04 February 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, të nisin në fund të këtij viti.
“Synimi është që të nisin negociatat këtë vit dhe ky nuk është vetëm qëllim, po synim i madh”, ka thënë Zelensky në Kiev, në një konferencë të përbashkët me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Ukraina dhe BE-ja, ne jemi një familje”, ka thënë Michel.
“E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka shtuar ai, pa përmendur afate kohore.
“Vendosmëria juaj për të çuar vendin përpara lë mbresa”, ka thënë von der Leyen.
Ajo e ka pranuar se Ukraina ka bërë disa reforma, pavarësisht luftës, mirëpo ka shtuar se procesi për anëtarësim në BE nuk ka “afate të vrazhda kohore”.
Këto deklarata janë bërë në kuadër të një samiti që është mbajtur mes BE-së dhe Ukrainës në Kiev.
Anëtarësimi në bllokun evropian është proces tejet kompleks dhe i gjatë, pasi lidhet me harmonizimin e ligjeve të vendit përkatës dhe ato të BE-së.
Procesi nga statusi i vendit kandidat, të cilin Ukraina e ka siguruar vitin e kaluar, e deri te nisja e bisedimeve zyrtare, në të kaluarën ka zgjatur, me raste, më shumë se një dekadë./REL
Të tjera
-
Reagimi i DASH-it, Kandiq: Edhe Zoti ka çuar duart nga Serbia
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi De...
-
Nis seanca në nderim të rënies së komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në nderim të rënies së komandant...
-
ATK: Brenda vitit janë fiskalizuar mbi një mijë biznese
Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë ...
-
Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën
Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të ...
-
Miratohet projekt-ligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektl...
-
Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të...
-
Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit. ...
-
ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurth...
-
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Minis...
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...