Chelsea nuk heq dorë nga “ylli” i Benfikës, ofron shumën rekord
Autori: Gazeta inFokus
10:09 | 31 Janar 2023
Chelsea ka ofruar 120 milionë euro (më shumë se 105 milionë stërlina) për të transferuar në Londër mesfushorin argjentinas të Benfikës, Enzo Fernandez. E shkruajnë mediat britanike, duke nënvizuar se, nëse operacioni kompletohet, do të shënonte një rekord për futbollin anglez, duke eklipsuar 100 milionë stërlinat që Manchester City ia pagoi Aston Villas për Jack Grealish në vitin 2021.
Fernandez u zgjodh lojtari i ri më i mirë i turneut në Kupën e Botës në Katar, e fituar nga Argjentina. Ai ka kohë që është objektiv i bluve, por deri më tani klubi portugez ia kishte mbyllur derën çdo oferte.
Mesfushori 22-vjeçar u ble nga Benfica verën e kaluar (ishte pjesë e River Plate) për 10 milionë stërlina, vlerë që me sa duket do të dhjetëfishohet në pak muaj.
Chelsea, i blerë nga miliarderi amerikan Todd Boehly, ka shpenzuar tashmë këtë janar mbi 180 milionë stërlina (rreth 204 milionë euro) për të blerë ukrainasin Mykhailo Mudryk, David Fofana (Bregu i Fildishtë), francezin Benoit Badiashile, brazilianin Andrey Santos dhe anglezin Noni Madueke, si dhe huazimin e sulmuesit portugez Joao Felix nga Atletico Madrid.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...































