Disa banka në Kosovë i shtrenjtojnë kreditë për 2%, arsyetohen me Euribor
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 28 January 2023
Paralajmërimi i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) se në një të ardhme të afërt do të rriten normat e interesit në kredi, veqse ka filluar të zbatohet në Kosovë.
Tashmë disa banka në vend kanë filluar t’i njoftojnë klientët për ndryshimet në normat e interesit, me arsyetimin “si pasojë e rritjes së normës se EURIBOR-it në tregun evropian”. EURIBOR (shkurt për Euro InterBank Offered Rate ose përkthyer si Norma NdërBankare e Afatizimeve të Eurove) janë norma të interesit mbi depozitat/afatizimet me afate të ndryshme maturimi (përfundimi) që përcaktohen nga një panel i disa bankave elitare të mëdha në tregjet e parasë (kryesisht evropiane).
Buletini Ekonomik ka siguruar dëshmi për bankën Raiffeisen e cila ka njoftuar konsumatorët e saj se nga ky muaj do të zbatojë vendimin e ri për rritjen e normave të interesit në kreditë ekzistuese. Pra rritja e kamatave bankare që u përfol nga ana e BQK-së, nuk do të vlejë vetëm për kreditë e reja, por do të vlejë edhe për kreditë ekzistuese, me ç’rast do të preken edhe të gjitha familjet që tashmë kanë marrë kredi në ndonjërën prej bankave komerciale në Kosovë.
Sipas njoftimit që ka lëshuar për klientët e saj, Raiffeisen do ta rrisë normën e interesit për 2% dhe kjo do të vlejë edhe për kreditë ekzistuese, tek klientët që në kontratën e kredisë e kanë të përfshirë edhe kaluzolën e EURIBOR-it.
“Në pajtueshmëri me marrëveshjen e kredisë dhe për shkak të ndryshimit të normës së EURIBOR-it 6 mujor nga data 1 shkurt 2023 do të ndryshoj norma e interesit për kredinë e juaj hipotekare. Norma e EURIBOR-it 6 mujor që do të aplikohet nga data 1 shkurt do të jetë 2%”, thuhet në njoftimin e RBKO-s drejtuar njërit prej klientëve saj.
Buletini Ekonomik ditë më parë, ka krahasuar normën mesatare të interesit në kredi në Kosovë për muajin korrik, që ishte 6.1 për qind, krahasuar me muajin maj kur kjo normë ishte 5.9 për qind. Rritja është vërejtur sidomos tek norma e interesit për kreditë konsumuse që kishte shkuar në 6.3 për qind, prej 6.2 për qind sa kishte qenë në maj.
Ndryshe, paralajmërimi i Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e normave të interesit në sektorin bankar, ishte bërë duke u mbështetur në vendimet e fundit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për rritjen e normave të interesit në kredi, me synimet për ta përballuar inflacionin e lartë.
“…kostot e mbajtjes së likuiditetit do të sfidohen me rritjen e normave të interesit në nivel global të cilat transmetohen direkt përmes financimit nga bankat amë. Politikat monetare të disa bankave qendrore veçse janë kundërpërgjigjur rritjes së inflacionit përmes rritjes së normave bazë të interesit. BQE ka hezituar të ndërhyjë dhe ndryshoj politikën monetare në gjysmën e parë të vitit 2022, kryesisht si pasojë e ndikimit që pritet të ketë rritja e kostos së financimit në disa nga ekonomitë e BE-së (recesionit potencial) dhe dobësimit të mëtejmë të euros”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar” të BQK-së.
Banka Qendrore tutje në këtë raport ka thënë se kriza pandemike rriti fillimisht pasigurinë e akterëve në sistemin financiar për presion të mundshëm në menaxhimin e likuiditetit. Mirëpo, sipas BQK-së rritja e preferencave për kursime kundrejt shpenzimeve, por edhe e mundësive të reduktuara dhe pasigurive për të shpenzuar në kohë të krizës, ndikoi që bilanci i financimit të bankave të jetë në favor të pozitës së likuiditetit, pozitë që u trashëgua edhe në vitin 2021.
“Megjithatë, rritja persistente e inflacionit në nivele të papara në dekadën e fundit ka ndikuar që BQE të sinjalizoj për vendimin potencial të rritjes së normave të interesit në mbledhjen e këshillit në korrik 2022. Ndryshimet në normat e interesit në BQE do të afektojnë indirekt kostot e mbajtjes së likuiditetit dhe kostot e financimit në vend. Për më tepër, përkundër normës së lartë të likuiditetit në nivel sektori, shumica e bankave kanë shënuar rënie të raportit të likuiditetit nga viti i kaluar, ndër të cilat disa me rënie më të theksueshme”.
BQK ka treguar gjithashtu se edhe depozitat do të shënojnë ulje në krahasim me vitin e kaluar.
“Prospektet për vitin 2022 dhe tutje japin indikacione për sfida të reja të rritura në kontekst të kostove të financimit. Fillimisht, rritja e depozitave nuk pritet të ketë trendin e rritjes sikurse në vitin 2021, dhe kjo do te nxisë konkurrencën e bankave në tërheqje/mbajtje të depozitave, duke ndikuar rritjen e kostove të financimit”.
Banka Qendrore Evropiane, për herë të parë pas 11 vjetësh, ka vendosur t’i rrisë normat e interesit, në përpjekjeje për të kontrolluar rritjen e inflacionit në Eurozonë.
Siç ka bërë të ditur ky institucion më 21 korrik, aktualisht janë rritur normat kyçe të interesit për 0.5 për qind në 0.0 për qind, ndërsa planifikohen edhe rritje të tjera gjatë vitit.
Sipas Bankës Qendrore Evropiane, kur çmimet në ekonomi rriten shpejt, domethënë kur inflacioni është shumë i lartë, rritja e normave të interesit ndihmon në rikthimin e inflacionit në objektivin prej 2 për qind, në një periudhë afatmesme./buletiniekonomik
Të tjera
-
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet nëse KQZ-ja do të vazhdojë ta shkel ligjin
Lista Serbe ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka a...
-
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajtim mjekësor në QKUK
Të pakën 22 persona kanë mbetur të lënduar pasi një autobus ka përfunduar jas...
-
Haradinaj rrëfen momente të vështira nga Haga: Thaçin nuk e kam pa kurrë ashtu, ju tha gjithçka
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer momentet e vështira...
-
Memli Krasniqi do të udhëheqë shtabin zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë pers...
-
Kelmendi e quan Muratin ‘ministër lazadran’: Poshtërsia s’paska kufinj, ky popull s’e duron talljen dhe fyerjen e dinjitetit
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas postimit të ministrit Hekuran Murat...
-
Reagon Lista Srpska: KQZ të veprojë sipas vendimit të PZAP për të na certifikuar
Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë ...
-
Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar...
-
Ankesat e qytetarëve për ndërprerje të rrymës, Rizvanolli thotë se po ndodh për shkak të mbingarkesës së sistemit
Disa zona të Kosovës ditëve të fundit kanë mbetur për orë të tëra pa energji ...
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...