Ministri Peci thotë se nuk e di kur do të realizohet kompensimi i dëmeve nga vërshimet
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 27 January 2023
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot ka folur për dëmet e shkaktuara nga vërshimet që ndodhën në Kosovë javën e kaluar.
Peci tha se në shtatorin e vitit të kaluar, Qeveria ka marrë një vendim në të cilin ka themeluar një trup koordinues ndërinstitucional që i adreson çështjet fatkeqësive natyrore, ku hyjnë edhe vërshimet.
Ai tha se ministritë janë duke i bërë vlerësimet për dëmet e shkaktuar teksa tregoi se kanë marrë përkrahje edhe nga organizatat ndërkombëtare.
“Gjithë sektorët dhe ministritë janë duke i bërë vlerësimet e veta dhe ne si Ministri e Bujqësisë kemi angazhuar ekipet e caktuara që zakonisht procesi i dëmeve të shkaktuara në terren vije nga vlerësimet që i harrojnë komunat, por në këtë rast edhe ne kemi marrë përkrahje edhe nga organizatat ndërkombëtare dhe kemi me qenë në shërbim dhe në bashkëvlerësime e proceseve të dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë”, tha Peci në Tëvë1.
Tutje Ministri i Bujqësisë tha se kompensim do të ketë dhe se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’u dal në ndihmë zonave të prekura nga vërshimet.
“Kompensim do të ketë, por qasja dhe mënyra si do të ndodhë ky kompensim pas vlerësimit do të jetë një nivel i vlerësimit ndërqeveritarë dhe aspekti i përkrahjes financiare do të thotë shtron nevojën e një vendimi të ri qeveritar se kur do të realizohet ai në këtë fazë nuk mund ta them, por megjithatë është e siguritë që Qeveria e ka përkushtimin, angazhimin dhe detyrimin që t’u dal në ndihmë këtyre zonave dhe qyteteve të prekura”, shtoi ai.
“Ky është viti që shënon njërën nga vërshimet më të mëdha që ka ndodhur më shumë se 40 vite më parë, diku 44 vite më parë ka ndodhur një vërshim i tillë në Mitrovicë dhe këtë vit është përsëritur”, tha Peci.
Ndërkohë Kosova javën e kaluar është përballur me vërshime të mëdha ku komunat më të prekura janë, Klina, Mitrovica, Skenderaj, Klina por dhe Istogu.
Të tjera
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...
-
Takimi i sotëm në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendën për mbledhjen e Komitetit të Ministrave
Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëta...
-
EULEX-i ushtron Policinë e Kosovës për menaxhimin e përbashkët të krizave
Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtri...
-
(PAMJE) Vetëaksident me motoçikletë në Prishtinë, ka të lënduar
Një vetëaksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur para pak minutave në rrugë...
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...
-
Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimi...
-
LAJMI I FUNDIT: Gërvalla njofton se Rusia sot po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht ...
-
Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, Policia zbardhë detajet
Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në Leposaviq. Lajmin ...