Konjufca vazhdon vizitën zyrtare në Strasburg, takohet me delegacione të shteteve anëtare të APKE-së
Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 26 January 2023
Sot, në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi takime të frytshme me disa delagacione të shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), grupe politike dhe udhëheqës të komiteteve.
Kreu i Kuvendit takoi kryesuesin e delegacionit francez në APKE, Bertrand Bouyx, të shoqëruar nga anëtarët e delegacionit francez, kryesuesin e delegacionit turk, Ahmet Yildiz, të shoqëruar nga anëtarët e delegacionit turk, zv.udhëheqësen e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbërit, Selin Sayek Böke, kryesuesen e Komitetit për Barazi dhe mosdiskriminim, Mariia Mezentseva, si dhe kryesuesin e Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut, Damien Cottier.
Duke i falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Republikës së Kosovës ndër vite dhe për ndërmarrjen e hapave që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, kryetari Glauk Konjufca i njoftoi bashkëbiseduesit me të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare.
Në këto takime u shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për tema të tjera me interes dhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Republika e Kosovës mori vëmendje të posaçme dhe mbështetje të theksuar nga eurodeputetët për anëtarësim. ​
Të tjera
-
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Është arrestuar një serb në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti kishte f...
-
Arrestohet në Skenderaj i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Skenderaj...
-
Arrestohet pasi sul*oi fizikisht policët
Të dielën në Prishtinë është arrestuar një person i cili i ka sulmuar fizikis...
-
Mbi një mijë gjoba trafiku të shqiptuara në Kosovë në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 609 gjoba trafiku...
-
Dinari, Lajçak i gatshëm që t’i takojë sërish Bislimin e Petkoviqin
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur rreth ta...
-
8 vjet nga marrja e vendimit në kushtetuese për zbatimin e vendimeve të Millosheviçit në Kosovë
8 vjet me parë, më 20 maj të vitit 2016, kolegji i gjyqtareve të Gjykatës Kus...
-
Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor
Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arr...
-
Kurti takohet sot me ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit pë...
-
Osmani sot e pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim ...
-
Ngjarjet e datës 20 maj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ...
-
Takimet e Osmanit e Kurtit me nënsekretaren Allen, çka njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje n...
-
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Sot mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje, që d...