Sport

Kontratë trevjeçare, mbrojtësi shqiptar pjesë e Bundesligës nga sezoni i ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 16 January 2023

Leart Paqarada do të jetë pjesë e Koln në Bundesligë nga sezoni i ardhshëm. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës që aktualisht është pjesë e St. Pauli në Bundesliga 2, ka firmosur një kontratë trevjeçare me Koln.

Kjo lëvizje e Koln në merkato vjen edhe prej faktit se në fundin e këtij sezoni do të tërhiqet nga futbolli i luajtur kapiteni Jonas Hector dhe Paqarada që konsiderohet si një nga më mbrojtësit e majtë më të spikatur në Bundesliga 2, është përzgjedhur nga drejtuesit e gjermanëve për të zëvendësuar 32-vjeçarin.

Paqarada ka një karrierë të ndërtuar në Gjermani teksa 28-vjeçari e ka nisur me të rinjtë e Werder Bremen për të kaluar më pas te të rinjtë e Leverkusen dhe më pas Sandhausen. Gjithsesi, tashmë vjen hapi më i madh i karrierës për lojtarin e Kosovës teksa aktualisht Koln renditet në vendin e 13-të me 17 pikë dhe pritet të luftojë deri në fund për qëndrimin në elitë.

-Advertisement-

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy