Rrethanat e vdekjes së gruas në Prishtinë ende të paqarta, Prokuroria në pritje të autopsisë
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 05 January 2023
Një grua është gjetur e vdekur në hyrjen e një ndërtese ditën e djeshme në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
Rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se veprimet hetimore për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.
“Referuar pyetjeve tuaja, mund t’iu njoftojmë se Prokuroria e ka cilësuar këtë rast “hetim mbi vdekjen”. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa veprimet hetimore janë duke vazhduar në koordinim me njësitë relevante, andaj në bazë të rezultateve të autopsisë dhe hetimeve, rasti do ta merr epilogun përfundimtar”, tha Ulaj për Express.
Ajo shtoi prokuroria aktualisht nuk mund të jap detaje të tjera.
Ditën e djeshme kur policia konfirmoi vdekjen e viktimës tha se e njëjta u gjet e shtrirë me lëndime trupore.
Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, për vdekjen e gruas tregoi për gjendjen e viktimës kur ekipi mjekësor arriti në vendin e ngjarjes.
Ai tha se në hyrje të banesës ka hasur në copa gjaku deri në platonë e katit të dytë, ku është parë e shtrirë viktima.
“Kemi pranuar një thirrje nga një qytetar për një vdekje të dyshimtë. Pas katër minutave, ekipa ka arritur në vendin e ngjarjes, në hyrje të banesës ka hasur në copa gjaku deri në platonë e katit të dytë, ku është parë i shtrirë një person i gjinisë femërore. Kur është ekzaminuar, viktima ka qenë pa shenja jeta dhe ekipa e ka konstatuar vdekjen. Më pas, ekipa e ka thirrur Policinë e Kosovës dhe është thirr instituti i mjekësisë ligjore. Sa i përket moshës ende nuk e dimë sepse nuk kemi emrin dhe mbiemrin e saj”, tha Pacolli të mërkurën për Express.
Të tjera
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Osmani nderohet në Teksas, një qytet vendos se do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve për ta festuar pavarësinë e Kosovës
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth ...
-
Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për su*met ndaj KFOR-it në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari
Kryefamiljari i familjes Jashari, .Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së pë...
-
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për...
-
Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e...
-
Rama para shqiptarëve në Greqi: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në...
-
Siljanovska sot merr detyrën si presidente e Maqedonisë së Veriut
Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Pr...
-
Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së për disa pemë
Të dielën, në Gjermani një veturë e tipit BMW është përplasur për disa pemë, ...
-
Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryemini...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrẩḣu gruan dhe vajzën e tij
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mos...