Fshehja e koeficientit të Ligjit të Pagave, paralajmëron eksperti i ekonomisë: Do të jetë më i ulët, mund të ketë trazira në rrugë
Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 03 January 2023
Ligji i Pagave është miratuar në Kuvend në fund të dhjetor në vitin që lamë pas.
Ai do të nis së zbatuari nga muaji shkurt i këtij viti. Por, ende nuk dihet se sa do të jetë koeficienti.
Se kur do ta bëjë publik atë dhe sa do të jetë, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje për Gazeta Blic.
Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se kriza ekonomike në Kosovë po thellohet çdo ditë e më shumë dhe se sfidues do të jetë edhe viti 2023, ndërsa që Qeveria ka ngecur në ndihmën ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
“Kriza ekonomike në Kosovë po thellohet çdo ditë e më shumë. Ekspertët kanë paralajmëruar se edhe viti 2023 do të jetë mjaft sfidues, sidomos pas recesionit të paralajmëruar në eurozonë. Në këtë drejtim, besoj që Kosova ka ngecur në shumë iniciativa për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët, derisa kemi inflacion as 20 për qind, ne kemi ngrirje të pagave që nuk janë ndryshuar për vite të shumta dhe ajo që është më shqetësuese është që në Kosovë çdo gjë është e politizuar por edhe ligjet e ndryshme”, vlerëson ai.
“Nuk i bëhet nder Kosovës të mos ketë debat të mirëfilltë publiko-privat, të mos ketë debate, diskutime lidhur me Ligjin e Pagave dhe dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës është se ligjet që po miratohen në Kuvend, adresën e parë po e kanë Gjykatën Kushtetuese dhe kështu po dëmtohet në shumë sfera, aspektin politik, ekonomik, social dhe integrues të Kosovës”, thotë ai për Gazeta Blic.
“Është e vërtetë që Parlamenti e ka miratuar Ligjin e Pagave, një ligj i cili me të vërtetë ka shumë paqartësi, mungesë të debatit, qoftë publiko-privat, qoftë me sindikatat dhe qytetarët, në këtë drejtim kemi parë paralajmërime për dërgimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese dhe për herë të parë ndodhë që miratohet një ligj lidhur me pagat dhe të mos ketë koeficient të definuar”, thekson Gërxhaliu.
Sipas tij, fshehja e koeficientit nënkupton se ai do të jetë i ulët dhe do të sjell pakënaqësi dhe se do të ketë trazira në rrugë për shkak të tij.
“E tëra kjo na jep të kuptohet se fshehjen e koeficientit është duke u blerë një paqe sociale sepse si duket do të jetë një koeficient më i ulët, që do të sjell pakënaqësi dhe pakënaqësitë eventuale me këtë koeficient do të sjellin trazira në rrugë”, deklaron ai.
Gërxhaliu vlerëson se gjithë kjo po e dëmton Kosovën dhe se është koha të mendohet për shtet e jo pushtet, për qytetarë dhe jo militantë dhe se debati duhet të jetë arma më e fuqishme e zgjidhjes së problemeve.
“E tëra kjo vërtetë po e dëmton Kosovën por dua të besoj se është koha kur duhet të mendohet më shumë për shtet, se sa për pushtet, është koha kur duhet të mendohet për qytetarë dhe jo vetëm për militantë, është koha kur debati duhet të jetë arma më e fuqishme e zgjidhjes së problemeve dhe avancimit të legjislacionit në Kosovë. Nuk i bën nder Kosovës që Kosova të shndërrohet në hapësirë eksperimentale siç po ndodh viteve të fundit dhe ky eksperimentim po ndodh si pasojë e mungesës së dialogut”, përfundon eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.
Të tjera
-
Kurti: Rreziku i një luf*te të re në rajon është real, duam të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO
“Ekziston një rrezik real i luftës pasi Serbia është duke krijuar lidhje më t...
-
Zyrtare: Policia e shpall në kërkim Enver Sekiraqën!
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve t...
-
Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme
Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdh...
-
Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e...
-
Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Dënohen me 19 vite burg vr āsësit e Lulzim Fejzullahut
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur vendimin e aktgjykimit për vra...
-
Deputetja e LDK-së kundër marrëveshjes me Danimarkën: “Eksportojmë të rinj jashtë vendit, importojmë kriminelë”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka krit...
-
Korenica: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohe...
-
Pas Abdixhikut, Hovenier takon edhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHB...
-
Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë ...
-
Moska: Vendimi i Norvegjisë për të ndaluar turistët tanë është armiqësor dhe diskriminues
Moska e ka cilësuar ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në Norvegji nga 29 Ma...
-
Kurti jep detaje të tjera për vizitën në Londër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë në Londër...