Ukraina raporton sulme të reja nga dronët rusë
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 02 January 2023
Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar pjesë të Ukrainës dhe dhjetëra u rrëzuan, thanë zyrtarët ukrainas të hënën.
Këto sulme po vijnë pas në një seri sulmesh gjatë fundjavës që vranë tre civilë në natën e Vitit të Ri.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se 40 dronë “u nisën për në Kiev” gjatë natës, sipas forcave të mbrojtjes ajrore dhe të gjithë u shkatërruan.
Klitschko tha se 22 dronë u shkatërruan mbi Kiev, tre në rajonin periferik të Kievit dhe 15 mbi provincat fqinje.
Objektet e infrastrukturës energjetike në kryeqytet u dëmtuan dhe një shpërthim ndodhi në një lagje të qytetit, tha kryebashkiaku.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kjo ishte shkaktuar nga dronët apo municione të tjera. Një 19-vjeçar u shtrua në spital me plagë, shtoi Klitschko.
Në rajonin periferik të Kievit, i cili gjithashtu u sulmua me dronë, u godit një “objekt infrastrukturor kritik” dhe ndërtesa banimi, tha guvernatori Oleksiy Kuleba.
Një sulm i ashpër natën e Vitit të Ri vrau të paktën tre civilë në të gjithë vendin, raportuan autoritetet ukrainase dhe u plagosën dhjetëra.
Shpërthime të shumta tronditën kryeqytetin dhe zona të tjera të Ukrainës të shtunën dhe gjatë natës. Sulmet erdhën 36 orë pas sulmeve të përhapura me raketa që Rusia nisi të enjten për të dëmtuar objektet e infrastrukturës energjetike.
Rusia ka kryer sulme ajrore mbi furnizimet me energji dhe ujë të Ukrainës pothuajse çdo javë që nga tetori, duke rritur vuajtjet e ukrainasve, ndërsa forcat e saj tokësore luftojnë për të mbajtur terren dhe për të avancuar./rel
Të tjera
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”: Nuk e përballoj dot, dorëzohem!
Ditën e sotme Dijonis Biba ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”. P...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...
-
Dita e Evropës, pse zgjedhjet e qershorit janë vendimtare për të ardhmen e BE-së
Ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian shënojnë themelimin embrional me Di...