Kroacia hyn në Eurozonë dhe Shengen
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 01 January 2023
Kroacia më 1 janar ndryshoi monedhën e saj në euro dhe zyrtarisht hyri në zonën pa viza të Evropës, Shengen – dy ngjarje të rëndësishme për këtë shtet që është anëtarësuar në Bashkimin Evropian pothuajse një dekadë më parë.
Në mesnatë, ky shtet ballkanik ndryshoi monedhën nga kuna në euro dhe u bë anëtari i 20-të i Eurozonës.
Po ashtu, Kroacia u bë shteti i 27-të që hyri në zonën e udhëtimit pa pasaporta, Shengen, zonë që mundëson lëvizjen e lirë mes shteteve anëtare të mbi 400 milionë banorëve.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë më vonë gjatë të dielës Kroacinë për të shënuar këto arritje.
Ekspertët thanë thënë se përdorimi i euros do t’i ndihmojë Kroacisë që të ruajë ekonominë në kohën kur inflacioni është rritur në mbarë botën pas pushtimit rus të Ukrainës, që ka rritur çmimet e ushqimit dhe karburanteve.
Niveli i inflacionit në Kroaci në nëntor arriti në 13.5 për qind, që është nivel më i lartë krahasuar me 10 për qind inflacion në Eurozonë.
Por, kroatët kanë ndjenja të përziera kalimit në euro. Përderisa ata mirëpresin futjen në zonën Shengen, shumë të tjerë janë të shqetësuar se kalimi në euro do të çojë në rritje të çmimeve.
“Do të qajmë për kunën tonë, çmimet do të rriten”, tha për AFP-në, Drazen Golemac, një pensionist nga Zagrebi.
Megjithatë, përdorimi i euros veçse është i përhapur në Kroaci, teksa rreth 80 për qind e depozitave bankare janë në euro.
Zyrtarët kanë mbrojtur vendimin që t’i bashkohen Eurozonës dhe Shengenit, me kryeministrin kroat, Andrej Pllenkoviq, që tha më herët gjatë kësaj jave se këto janë “dy qëllime strategjike për integrim më të thellë evropian”.
Kroacia, ish-republikë jugosllave, me 3.9 milionë banorë, u anëtarësua në BE më 2013./REL
Të tjera
-
Nisin takimet VMRO – VLEN, për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është takuar me liderët e koalicion...
-
Memli Krasniqi i thotë “PO” ftesës së Kurtit për takim, LDK e AAK ende nuk kanë vendosur
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do t’i përgjigjet ftesës për një takim pun...
-
Abdixhiku takon kompozitorin Boshnjaku: Idetë e tij do t’i përfshijmë në “Rruga e Re”
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar kompozitorin Florent Boshnjakun...
-
Policia e Kosovës i shqiptoi mbi 2 mijë e 100 gjoba në trafik për 24 orë
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2140 gjoba në trafik. ...
-
A do të shkojnë në darkën e punës të thirrur nga Kurti, flasin nga PDK
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e t...
-
Hoti thotë Kurti me VV-në e Guxo-n kanë cenuar demokracinë parlamentare
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, vlerëson se mazhoranca bashkë me qeverinë k...
-
Inspektorati policor do të hetojë konkursin e gradimit për rreshter në polici
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se do të hetojë dhe do të inspekto...
-
Osmani takon Kongresmenin republikan: Një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e ShBA-ve
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin republikan Keith Self, ...
-
Ushtroi dhu*në ndaj gruas së tij, arrestohet një person në Dragash
Një person në Dragash është arrestuar të enjten pasi i njëjti kishte ushtruar...
-
Anëtarësimi në KiE, Rohde thirrje Kurtit për “vendim të guximshëm”: Një votim i dështuar do të ishte fatkeqësi
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se një votim i dështu...
-
“E shoqërojnë 150 persona”, mediat greke zbardhin detajet e vizitës së Ramës në Athinë
Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me bashkëkombë...
-
“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Teksas...