Lekaj: Qytetarët në veri në mëshirën e Zotit, Policia ka mbetur e ngujuar
Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 25 December 2022
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, adreson një sërë kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri.
Ai thotë se hapat që i ka ndërmarrë Kurti në atë pjesë janë të gabuara, duke lënë qytetarët atje në mëshirë të fatit.
“Hapat që i ka marrë zotëri Kurti për atë territor janë kanë tërësisht të gabuara edhe pse po e them se politika e Beogradit çdoherë ka menduar të krijojë kriza që ato t’i përdorë sa i përket marrëveshjes përfundimtare dhe sidomos për asociacionin. Një çështje teknike e targave na ka pru këtu ku jemi”, thotë ai.
Lekaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, thotë se moskoordinimi i Kurtiti me aleatët ndërkombëtar e ka sjell Kosovën në ketë gjendje, duke mosmenaxhuar me 18 për qind të territorit në pjesën veriore.
“Vetëm ardhja e zotëri Kurti në pushtet me premtimet se nuk do të dialogojë sa i përket çështjes së veriut, por do të dialogojë me serbët lokal, qytetarët e Kosovës që ka pasur të drejtë, por po del e kundërta. Ai nuk ka dialog, nuk menaxhon një territor 18 për qind të Kosovës dhe me vendimet e tij, përkundër këshillave të ShBA-së dhe miqve tanë ndërkombëtar për targat, ne iu kemi dhënë hapësirë atyre që të veprojnë kështu. Edhe pse pretendimet e tyre çdo herë kanë qenë të politikës serbe që veriu mos të kontrollohet nga Prishtina, por nga Beogradi. Ne nuk është dashur atyre që t’iu japim këtë levë që të përdorin si monedhë për kusurit sa i përket dialogut. Kemi ardh ku kemi ardh, largim të kryetarëve, gjyqtarëve, prokurorëve, këshillave komunale. Qytetarët atje në mëshirën e zotit dhe jo atyre që duhet të kujdesen. Ju po e shihni se si Policia e Kosovës ka mbetur e ngujuar dhe s’ka ndonjë veprim”, shton ai.
Duke folur për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti opozitarë është skeptik se mund të arrihet një marrëveshje deri në mars të 2023, ashtu siç është paralajmëruar.
“Me këtë qasje edhe të qeverisë dhe qëndrimit të Serbisë dyshoj se do të ketë ndonjë marrëveshje sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo ne kemi thënë se çfarëdo marrëveshje pa njohje e pronlogon e stërgjatë edhe 10 vite të tjera marrëveshjen përfundimtare. Ne duhet të qëndrojmë dhe insistojmë që të ruhet territori dhe njohja të jetë në marrëveshje. Kështu t’i japim një herë e përgjithmonë marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Përndryshe nëse shkojmë me marrëveshje të tilla ku nuk është njohja do të stërgjatët prapë dialogu”, deklaron Lekaj.
Lekaj për KosovaPress, tregon edhe për vizitën e tij në Hagë, ku po mbahen të paraburgosur ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale.
“Aty kam pa një qëndrueshmëri apo një udhërrëfyes të qëndrueshmërisë së njerëzve tanë që po e mbrojnë luftën e shenjtë të Kosovës. Sa i përket gjendjes së tyre, beso se janë shumë të fortë të qëndrueshëm dhe besojnë në pafajësinë e tyre. Mendoj se do të trimfojnë, do t’i mbrojnë vlerat e shtetit të Kosovës, pasi krerët e një shteti që kanë shpall pavarësinë janë në Hagë dhe ata duhet të dalin triumfues”, përfundon Lekaj./kp
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...