Aplikimi i Kosovës në BE, ish-Kryeministri Hoti i përgjigjet Vuçiqit: Po tenton të mashtrojë për marrëveshjen e Washingtonit
Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 15 December 2022
Sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me aplikimin për anëtarësim në Bashkim Evropian, Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e Washingtonit. Mirëpo, njëjtë nuk mendon Kryeministri i Kosovës që nënshkroi këtë marrëveshje më 4 shtator të 2020-s. Avdullah Hoti pasi përmendi përfitimet e Kosovës nga kjo marrëveshje, tha se “kushdo që e interpreton ndryshe këtë marrëveshje tenton ta mashtrojë opinionin publik”.
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, ashtu edhe siç pritej, nuk i ka pëlqyer shumë presidentit të shtetit fqinj, Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai gjatë një vizite në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian është shkelje e marrëveshjes së Washingtonit, të nënshkruar në shtator të 2020-s.
Në një prononcim për Gazetën Express, për këtë deklaratë të Vuçiqit, ka folur kryeministri i atëhershëm, Avdullah Hoti.
Hoti që vuri firmën e tij mbi Marrëveshjen e Washingtonit, fillimisht përmendi përfitimet e Kosovës nga kjo marrëveshje.
Ai tha se marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit Trump i ka sjellë Kosovës një njohje të re, atë të Izraelit, derisa shtoi edhe disa elemente të tjera.
“Marrëveshja e Washingtonit i ka sjell Kosovës një njohje të re, e ka definuar kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, i ka përcaktuar zotimet e Kosovës për projekte rajonale infrastrukturore dhe çështje të tjera. Pra, kjo marrëveshje e ka fuqizuar shtetësinë e Kosovës”.
Hoti deklaroi se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë është publike dhe sipas tij “kushdo që e interpreton ndryshe këtë marrëveshje tenton ta mashtrojë opinionin publik”.
Marrëveshja e Washingtonit u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, mes kryeministrit të atëhershëm, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas kësaj marrëveshje, Kosova nuk kishte të drejtë që për një vit të aplikonte për anëtarësim në institucione apo organizata ndërkombëtare, derisa Serbia do ta ndalte fushatën për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.
Ky moratorium ishte i paraparë për një vit, mirëpo në përvjetorin e nënshkrimit të saj, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi që moratoriumi të vazhdonte.
“Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, thuhej në marrëveshjen e 2020-s.
Të tjera
-
Përveç QUINT-it, edhe Austria i kërkon Kosovës hapa për themelimin e Asociacionit për të arritur sigurt shumicën për KiE
Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera t...
-
Hovenier takon kryetarin e VATRA-s: Diaspora në ShBA është partner thelbësor
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kryetarin e parti...
-
Kurti bashkëbisedon virtualisht me ish-presidenten e Zvicrës, i shpreh mirënjohje për mbështetje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual...
-
Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fja...
-
Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetari...
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...
-
Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bë...
-
Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë
25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të po...
-
Gjenden të vdeküra dy ukrainase në Tiranë
Më 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur n...
-
Arrestohen dy serbë në Jarinje
Dy serbë janë arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje. Informaci...