Ukraina: Kemi rrëzuar 13 dronë rusë që sulmonin Kievin
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 15 December 2022
Ukraina tha të mërkurën se sistemi i saj ajror kishte penguar një sulm rus ndaj kryeqytetit Kiev. Ukraina thotë se asgjesoi 13 dronë rusë me eksplosivë, ndërkohë që pesë ndërtesa u dëmtuan gjatë sulmit.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi për shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi në qendër të Kievit. Nuk pati njoftime për viktima.
“Një tjetër sulm masiv me dron në Kiev. Është e qartë se ushtria ruse ka besim tek vetvetja vetëm kur sulmon qytete paqësore”, shkroi në rrjetin Twitter Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
Që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, Rusia ka përdorur dronë, raketa dhe artilerinë e rëndë për të goditur centralet elektrike, rrjetin e furnizimit me ujë dhe pjesë të tjera të shërbimeve publike në përpjekjet për të nënshtruar ukrainasit gjatë dimrit.
Shefi i administratës së qytetit të Kievit, Serhii Popko, shkroi në rrjetin telegram se sulmet ruse me dronë dëmtuan një ndëtesë të qytetit dhe katët pallate banimi.
Ukraina thotë se ka qënë gjithnjë dhe më e suksesshme në asgjesimin e dronëve rusë duke goditur 60 nga 70 prej tyre në sulmet e 5 dhjetorit.
Në një tjetër zhvillim, autoritetet ukrainase thanë të mërkurën se kanë gjetur prova për torturimin e fëmijëve në zonat e pushtura nga rusët. Dmytro Lubinets, shefi i të drejtave të njeriut në Ukrainë, tha se “dhomat e torturës për fëmijët” të akuzuar për rezistencë ndaj forcave ruse, u gjetën në zonat e rimarra në Ukrainën verilindore dhe jugore./VOA
Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së premte mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me inte...
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...