PDK: Vetëvendosje po e bojkoton Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 14 December 2022
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj, përmes një konference për media kanë akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin e Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policorë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Musliu tha bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po ndodh sepse këtë projektligj e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës.
“Sot përmes kësaj konference kemi dalë që ta shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me dështimin tri herë radhazi të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të proceduar me Projektligjin Nr.08/L-160 që rregullon Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Që nga 17 Nëntori 2022, me bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në tri mbledhje radhazi është pamundësuar kuorumi që të votohet në parim ky projektligj dhe ti dërgohet seancës. Ky bojkotim i partisë në pushtet erdhi vetëm nga inati se këtë projektligj për Policinë e Kosovës e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës”, tha ajo.
Ajo njoftoi se me këtë projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve : i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar.
“Përmes tij, do të rregullohen dhe përcaktohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pensionin për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre. Me këtë Projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve dhe atë: Pensioni i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar”, tha ajo.
PDK i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti dhe deputetëve të Vetëvendosjes që t’i lënë anash inatet politike dhe ta mbështesin miratimin e këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës.
“Kurajo dhe angazhimi që ata kanë treguar së fundmi është tregues i qartë se ne kemi zyrtarë të gatshëm për të garantuar funksionimin e shtetit ligjor në tërë territorin tonë. Por, gjithçka që u duhet është mbështetja e parezervë e Qeverisë së Kosovës ndaj tyre. Mosplotësimi i tërësishëm i nevojave dhe kërkesave të Policisë së Kosovës deri më tani është shqetësues. Ne kërkojmë që urgjentisht dhe pa vonesa, Qeveria të siguroj gjithçka që duhet, që policët tanë të kenë kushtet e nevojshme për të zbatuar rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës”, theksoi Musliu.
Ndërkaq, deputeti Rashit Qalaj tha se PDK do të insistojë që ky projekligj të kalojë.
“Ky ligj t’i mundësojë Policisë së Kosovë që t’i rris kapacitetet operacionale të saj gjithmonë duke pasur në konsideratë që policët e Kosovës që janë në moshë të shtyer dhe ata me sëmundje të rënda të dalin sa më shpejtë në pension, ta kenë një pension të dinjitetshëm dhe gradualisht me pensionimin e tyre të rekrutohen gjenerata të reja të kadetëve policorë në Policinë e Kosovës”, tha Qalaj.
Po ashtu, PDK kërkon që Qeveria të mendojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor të Policisë së Kosovës.
“Përvec Ligjit për Pensionim të Parakohshëm të mendojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor, gjithmonë duke pasur parasysh gjendjen që e kemi sot, angazhimin e Policisë sidomos në komunat veriore të vendit, angazhimin e tyre me orar të zgjatur dhe në kushte shumë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e tyre”, theksoi Qalaj.
Të tjera
-
Nis gjykimi kundër Milaim Zekës për kanosje ndaj prokurorit Shefkiu
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj, gazetarit, Milaim Z...
-
Agjenda e KiE mund të ndryshojë në minutën e fundit, thotë Rohde duke ftuar Kosovën për ‘hapin e guximshëm’
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka lënë të hapur mundësinë e ndry...
-
Gjobitet kompania që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 5 maj përgjegjësi i një kompanie për...
-
Shtyhet gjykimi ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe tjerëve
Në mungesë të të akuzuarit Mensur Rama dhe avokatëve Imer Beka dhe Kimete Kra...
-
KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet
Komisioni Evropian (KE) ka thënë të premten se Kosova, njëlloj si vendet e tj...
-
Tërmet i fuqishëm në Tajvan
Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit të premten...
-
Osmani pas takimit me Sessions: Ligjvënësit amerikan vazhdojnë të jenë një zë jetik për Kosovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bas...
-
Fatura milionëshe për Arkitektin e Kryeqytetit, Përparim Rama i reagon Sveçlës së LVV-së
Perparim Rama e ka akuzuar për manipulim me një faturë milionëshe shefin e Gr...
-
Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari se kanosi deputeten Kusari-Lila
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 400 euro gjobë Emin Latin, i ci...
-
Raportimi i Infokusit – Edhe ‘FBI’ përfshihet në hetimet për grupin shqiptar ‘’AlbKings ‘’ në Telegram
Për grupin famëkeq shqiptar në rrjetin social Telegram të quajtur ’AlbKings ‘...
-
Arrestohet hajni që vidhte në objekte fetare në Gjilan
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor...
-
Shkarkimet në Policinë e Kosovës – Hoxha përballet me akuza nga opozita, VV-ja e mbron
Me akuza e kundërakuza është përcjellë raportimi i drejtorit të Përgjithshëm ...