Hajdari thotë se Kosova ka përparësi të shumta për investime të huaja
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 14 December 2022
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot deklaroi Kosova ka përparësi të shumta për investime të huaja.
Ministria Hajdari në konferencën vjetore mbi zhvillimet më të fundit në promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, tha se Kosova synon më shumë investime, eksporte dhe punësim, teksa shtoi se vendi ynë ka potencialin e ndërmarrësisë.
Në këtë konferencë ishte paraparë të jetë i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, por sipas ministres Hajdari, Kurti do t’i bashkohet këtij forumi pak më vonë.
Gjatë periudhës janar – shtator 2022 investimet e huaja kanë shënuar vlerën në 566.9 milionë euro, apo krahasuar me vitin e kaluar të periudhës se njëjtë, ka një rritje prej 43.6% të investimeve të huaja.
Pavarësisht sfidave, u tha se Kosova ka tërhequr një numër investitorësh të rëndësishëm, duke përfshirë disa firma ndërkombëtare, megjithëse ka mjaft potencial të pashfrytëzuar.
Në këtë ngjarje, u tha se Kosova ka bërë progres të vazhdueshëm në krijimin e një ekonomie tregu moderne dhe miqësore, duke ofruar mundësi të mëdha investimi, duke ruajtur rritjen ekonomike dhe stabilitetin rajonal.
Sipas KIESA-s, ekonomia e Kosovës në vitet e fundit ka shënuar një normë pozitive të rritjes ekonomike, përkundër sfidave që paraqesin luhatjet në ekonominë globale, veçanërisht në atë evropiane.
Po ashtu, u tha se në këtë aspekt, Kosova ka shënuar një rritje të konsiderueshme të investimeve gjatë vitit 2021, duke arritur vlerën prej 420.7 milionë euro.
Kjo ngjarje mblodhi të gjithë akterët relevantë dhe një spektër të gjerë të ndërmarrjeve dhe bizneseve kosovare. Objektivi i përgjithshëm është të nxisë rritjen e IHD-ve dhe eksporteve të Kosovës.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të ti...
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...
-
Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. ...
-
LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit
Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të K...
-
KFOR-i gjen një pu*shkë me 13 fish*ekë në Zveçan
Në komunën e Zveçanit nga njësia e KFOR-it është gjetur një pushkë e varur në...
-
Dita e Evropës, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare
Sot shënohet Dita e Evropës. Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama...
-
Gjendet një mjet shpër*thyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mje...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...