Opozita: Ligji për pagat, as gjatë vitit 2023
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 06 December 2022
As në vitin 2023, nuk të do të ketë ligj të pagave. Sipas deputetëve opozitarë, në buxhetin e vitit të ardhshëm , nuk parashihet implementimi i këtij ligji.
Ndërsa, ekonomistët thonë se qeveria, sa më parë duhet bisedojë me të gjithë akterët për ta jetësuar ligjin për paga me koeficient meritor. Ligjit në fjalë pasi të miratohet nga Kuvendi, i duhet 8 muaj për të hyrë në fuqi.
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën e shkuar Projektligjin për Pagat, sipas të cilit krijohet sistem i unifikuar i pagave për të gjithë personat që paguhen nga buxheti i shtetit.
Sipas opozitës, edhe nëse ky projektligj miratohet e që kap koston prej 745 milionë eurove, duhen disa muaj deri sa të hyjë në fuqi.
Anëtari i Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i tha Radio Kosovës se buxheti i vitit 2023, nuk e parasheh në asnjë pozicion ligjin e pagave. Lekaj tha se kur është miratuar buxheti në lexim të parë nuk ka figuruar fare Ligji për Paga.
“Nuk figuron në asnjë pozicion financiar Ligji për Paga. Kuvendi e ka miratuar në leximin e parë buxhetin si tërësi, por aty nuk figuron Ligji për paga. Tani jemi në leximin e dytë ku mund të shtrohen kërkesa të ndryshme për amendamentim nga ana e deputetëve, shoqërisë civile etj, por unë nuk mendoj se do të hasim mirëkuptim për sa i përket kësaj”, tha Lekaj.
E deputeti i LDK-së Agim Veliu, tha se duhen të paktën edhe 8 muaj për të hyrë në fuqi ky ligj.
“Buxheti i vitit 2023 nuk parasheh Ligjin e pagave. Sipas klauzolës së fundit, hyn në fuqi 8 muaj pas aprovimit”, tha Veliu.
Por njohësi i ekonomisë, Ardian Sahiti, tha se duhet të ketë saktësi të koeficienteve në Ligj të pagave. Ai tha se Ligji për paga duhet të jetësohet sa më parë për shkak të gjendjes me inflacionin.
“Ky ligj përveç që duhet jetësohet sa më parë,duhet të jetë me saktësi të përkryer, sepse nuk lejohet me ligj që të ketë pabarazi. Duhet angazhohen të gjithë ekspertët në mënyrë që të zbuten pabarazitë dhe t’u jepet në mënyrë meritore vlera e koeficienti secilës kategori”, tha Sahiti.
Koeficienti më i lartë i cili është 18 sipas projektligjit, i takon vetëm presidentit të Kosovës. Ndërsa 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, mjekëve 12 e mësimdhënësve 5.6. Pas miratimit në Qeveri, projektligji duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës ndërsa hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Dëshmitari i 85-të e vazhdon dëshmin në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po e vazhdon dëshminë e tij në ...
-
Presidentja Von der Leyen zgjedh sllovenen Marta Kos komisionere të Zgjerimit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti të martën p...
-
Kriza e superbaktereve mund të përkeqësohet/ Infeksionet po bëhen rezistente ndaj medikamenteve, studimi: Mund të marrë 40 milionë jetë njerëzish deri në vitin 2050
Numri i jetëve të humbura në të gjithë botën për shkak të infeksioneve që jan...
-
Maqedonci: Për tri vjet i kemi investuar 249 milionë euro në armatim
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve jan...
-
Shtesat për fëmijë, një numër i caktuar i prindërve do të verifikohen nëse jetojnë në Kosovë
Ministria e Financave ka bërë të ditur se në kuadër të programit për shtesat ...
-
SONDAZHI/ Trump vs Harris, në lojë 19 vota elektorale. Ja kush kryeson në shtetin kyç
Një sondazh i ri i kryer pas debatit të javës së kaluar tregon se zv.presiden...
-
Shkruhet një mbishkrim kërcënues në veturën e një zyrtari në Kuvendin Komunal të Zveçanit
Një zyrtar në Kuvendin Komunal të Zveçanit ka njoftuar policinë se në veturën...
-
Ministri i Jashtëm estonez ia kujton Gjuriqit afërsinë me Putinin
Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, ka tjeksuar se ia ka kujtuar m...
-
Prishtinë: Gruaja e detyroi 71-vjeçarin të paguajë 50 mijë euro për të mos ia publikuar fotot intime
Një grua është arrestuar nga policia si e dyshuar për shtantazh. 41-vjeçar...
-
I kërkoi 280 mijë euro, arrestohet një person për detyrim në Rugovë të Gjakovës
Një burrë nga fshati Rugovë e Gjakovës ka lajmëruar në polici një person pasi...
-
Orav telefonatë me Hovenierin, tema situata politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë
Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar së fundmi një ...
-
Gjermania blindon kufijtë: Ç’duhet të dini nëse udhëtoni drejt…
Policia gjermane filloi të kontrollojë jo vetëm personat, që hyjnë nga kufijt...