Ukraina: Çmimi tavan ndaj naftës ruse të ulet në 30 dollarë për një fuçi
Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 05 December 2022
Ukraina përshëndeti vendosjen e çmimit tavan ndaj naftës ruse prej 60 dollarësh për një fuçi, por tha se ky çmim duhet të ulet në 30 dollarë për të goditur edhe më shumë ekonominë ruse.
“Ne e arrijmë gjithmonë qëllimin tonë dhe ekonomia e Rusisë do të shkatërrohet, ajo do të paguajë dhe do të jetë përgjegjëse për të gjitha krimet e saj”, tha shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, në Telegram.
“Por do të ishte e nevojshme që tavani të ulet në 30 dollarë për të shkatërruar më shpejt ekonominë e armikut”, shtoi Yermak.
Çmimi tavan u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë më 2 dhjetor dhe erdhi pas disa muajsh punë.
Kjo masë ndalon shtetet që të paguajnë më shumë se 60 dollarë për një fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse, që transportohet përmes detit.
Çmimi tavan u prezantua në shtator nga shtetet e G7-s (SHBA-ja, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian) në përpjekje për të goditur aftësinë e Rusisë që të financojë luftën e saj kundër Ukrainës.
Të premten, Bashkimi Evropian miratoi çmimin tavan – që kërkonte miratimin e të gjitha shteteve anëtare – pasi bindi Poloninë që të mbështeste këtë masë.
Polonia njoftoi se do të mbështeste masën pasi u sigurua se çmimi tavan do të mbetet 5 për qind më ulët sesa niveli në tregje.
Është raportuar se BE-ja dëshironte të vendoste çmim tavan prej 65-70 dollarësh, por ky propozim u refuzua nga Polonia, Lituania dhe Estonia, që argumentuan se ishte një çmim i lartë.
Rusia ka dënuar këtë masë, teksa ka paralajmëruar se nuk do të furnizojë me naftë ato shtete që do ta aplikojmë çmimin tavan.
Para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, mbi gjysma e eksporteve të naftës në Evropë vinte nga Moska. Gjermania ishte importuesja kryesore, pasuar nga Holanda dhe Polonia.
Por, që nga nisja e luftës, shtetet e BE-së kanë tentuar që të ulin varësinë e tyre nga energjia ruse. Ndërkaq, SHBA-ja veçse ka ndaluar naftën e papërpunuar ruse./rel
Të tjera
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish...
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...
-
Bislimi kritikoi Brukselin për reagimin pozitiv ndaj deklaratave të Vuçiq, Stano i përgjigjet
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nga Brukseli adresoi kritika për Bashkimi...
-
Zemaj thotë se LDK-ja do të dal e para në zgjedhje – AAK-NISMA rrezikon pragun
Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, beson se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij...
-
Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën e Von der Leyen që shtrohet nesër në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuç...
-
Musliu poston një faturë me shkronja çirilice të dërguar nga një qytetar i Mitrovicës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto të dërguar nga një...
-
Hoti kritikon Qeverinë: Projektligji i ri për sigurime shëndetësore mbulon dështimin 4-vjeçar
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka ...
-
MPB-ja po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së Vetëvendosjes
Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjens...
-
Bislimi e informoi ambasadoren Blitt mbi zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?
Në aktakuzën për rastin Banjska, Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon për s...
-
“Ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë”, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë me telegram ngushëllimi për 12 vjeçarin që vdiq sot
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës i ka dërguar telegram ngushëlli...
-
Osmani takohet me Hovenierin, thotë se po bëhen përpjekje për intensifikimin e raporteve Kosovë-SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasa...