Përballen për herë të tretë Tyson Fury-Derek Chisora, nuk ka miqësi në ring
Autori: Gazeta inFokus
13:51 | 02 December 2022
Tottenham Hotspour Stadium do të kthehet në një arenë boksi, të shtunën në mbrëmje, pasi në ring do të zbresin Tyson Fury dhe Derek Chisora.
Kjo do të jetë përballja e tyre e tretë, ndërsa dy të parat, Fury ka arritur të triumfojë në fund, ndërsa Chisora ka humbur 12 herë në 45 ndeshje, duke përfshirë tre nga katër të fundit. 38-vjeçari luftoi për brezin “WBC” 10 vite më parë, duke humbur me pikë ndaj Vitali Klitschko.
Fury njoftoi në muajin prill tërheqje, tashmë është rikthyer, duke theksuar se ky është hobi i tij i preferuar, me 34-vjeçarin i cili pranoi se ky sport për të është më shumë se kaq dhe ndaj tij ka krijuar varësi.
Në konferencën për shtyp, midis të dy sportistëve mbizotëroi diplomacia sesa rivaliteti, me Tyson Fury u shpreh se po e pret këtë përballje me padurim dhe premtoi se do të jetë një ndeshje e paharrueshme për të gjithë.
“Po bëj atë që dua të bëj. Unë paguhem për të bërë atë që dua dhe e marr shumë seriozisht karrierën time. Ndeshjen po e pres me padurim. Mezi pres të dal atje, në ring dhe të luftoj dhe të argëtohem. Të shtunën nuk do të ketë miqësi, do zerohet gjithçka. Nuk ka miq në biznes, dhe ky është një transaksion biznesi. Pra, ne do të hyjmë atje, do të luftojmë ndaj njëri-tjetrit, dhe më pas mund të pimë diçka apo të konsumojmë ndonjë sanduiç të vogël dhe në fund të pimë edhe një filxhan çaj ose çfarëdo që ai dëshiron, nuk është problem. Do të jetë një shfaqje të mrekullueshme.” – tha Tyson Fury.
Në krahun tjetër, Chisora vlerësoi në maksimum mundësin që Tyson po i jep me këtë ndeshje, me Derek i cili doli nga sfondi i ndeshjes dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë duke falenderuar kundërshtarin e tij.
“Nuk mund të ulem këtu dhe të jem më agresiv ndaj Tyson dhe nuk do të them asnjë fjalë të keqe, sepse njeriu që është përballë meje po më jep një mundësi, kur askush nuk donte të ta bënte diçka të tillë. Ai më thirri dhe më tha: ‘Dua të luftoj me ty, në mes është edhe një shpërblim i madh.’ Dhe unë i thashë: ‘Po. Le ta bëjmë atë realitet.’ Pra tani e kuptoni pse nuk mund të flas keq, për një burrë që po më jep këtë mundësi. Ky është si një ushqim që unë tani mund t’ua vendos fëmijëve të mi në tavolinë”, tha Derek Chisora.

T� tjera
-
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror temperaturat kanë pësuar ulje intensi...
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin ...
-
Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”
“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me...
-
Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët, 16 shqiptarë të ekstraduar
Nga arrestimi i bosit të mafias irlandeze Daniel Kinahan deri te sekuestrimi ...
-
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës
Milan Radoiçiq, i cili e ka pranuar publikisht se organizoi sulmin e armatosu...
-
Mblodhi afro 190 mijë euro kinse vuante nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi – para hetuesve pranoi se gjithçka ishte inskenuar
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga arrestimi dhe rrëfimi para hetuesv...
-
Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE...
-
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtua...
-
Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të j...
-
Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerës...
































