Kurti: S’ka arsye që dikush të befasohet se Hovenier në një situatë ka pasur më shumë informata se unë
Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 30 November 2022
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka arsye që dikush të befasohet se pse ambasadori amerikan në një situatë konkrete të sigurisë ka pasur më shumë informacione se vetë ai.
Kurti tha se ShBA-të e kanë ambasadën edhe në Serbi edhe në Kosovë, teksa tha se nuk e di pse njerëzit shtiren të befasuar se ambasadori paska pasur informacion më shumë sesa vetë ai.
Ai më tej kritikoi edhe deputetët e LDK-së që nuk janë në sallën e kuvendit, ku tha se ai jo vetëm që po e informon kuvendin, por edhe po kërkon pjesëmarrje.
“Pra, këtu s’ka asgjë negative dhe asgjë të befasishme. Nuk e di a është opozita konstruktive apo jo, por e di që asnjë deputet i LDK-së nuk është këtu, asnjë. Pra, tema e rëndësishme, na e trego strategjinë, na e trego platformën. Ja ku është kryeministri”.
“Unë jo vetëm që po informoj, por po kërkoj pjesëmarrje. Deputetëve që nuk janë sot në sallë po u ec rroga. Edhe deputeti e ka pagën më të lartë se kryeministri dhe nuk janë këtu”, është shprehur Kurti, njofotn Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se kur deputetët e kuvendit ta ftojnë kryeministrin në seancë, le të qëndrojnë më shumë se ai.
“Unë nuk e konsideroj mospjesëmarrjen konsturktivitet. Thirrni interpelance, bëni debate, pyetje parlamentare, kurrfarë problemi s’ka, por destruktivitet është mos-pjesëmarrja”.
“Deputetët kur të më ftojnë për tema që i konsiderojnë të rëndësishme, e ne pajtohemi, le të qëndrojnë në fund bile sa kryeministri”, është shprehur Kurti.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...