Sport

Ronaldo nuk tërhiqet nga akuzat për United: Nuk më shpojnë plumbat, flas kur dua

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 21 Nëntor 2022

Cristiano Ronaldo doli në konferencë për shtypin këtë të hënë, në Katar, ku tha se problemet e tij me Manchester United nuk do të kenë asnjë efekte negative në ekipin e Portugalisë gjatë Kupës së Botës.

Javën e kaluar, “ylli” portugez sulmoi klubin e tij dhe trajnerin e United Erik ten Hag në një intervistë televizive.

“Nuk kam dyshim se ky episod i fundit, ajo intervistë dhe episode të tjera me lojtarë të tjerë që ndodhin ndonjëherë, ndonjëherë mund ta tronditin lojtarin, por nuk do ta tronditin kurrë ekipin”, tha Ronaldo.

-Advertisement-

Futbollisti portugez nuk u jep rëndësi fjalëve të thonë të tjerët për të.

“Koha i qartëson gjithmonë gjërat. Secili e di vetë kur e zgjedh kohën e tij. Ndonjëherë shkruhen të vërteta e herë ta tjera gënjeshtra. Nuk kam pse të shqetësohem për atë që mendojnë të tjerët. Unë flas kur dua. Të gjithë e dinë se kush jam, çfarë besoj”.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy