Kontributi i albanologëve gjermanë për gjuhësinë shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 19 November 2022
Konferencë për kontributin e studiuesve gjermanë për shkencën e gjuhësisë shqiptare në kuadër të aktiviteteve kulturoro-shkencore “Ditët e Alfabetit” në Shkup.
Në kuadër të aktiviteteve kulturoro-shkencore “Ditët e Alfabetit” Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup zhvilloi një konferencë shkencore kushtuar kontributit të studiuesve gjermanë për shkencën dhe gjuhësisë shqiptare.
Albanologë si Gustav Mayer, Nobert Jokli, Maksimilian Lambreci, Johan G. fon Han, kanë dhënë një kontribut kolosal dhe me vlerë të qenësishme si për historinë e gjuhës ashtu edhe për vetë historinë e popullit shqiptar. Në sesionin shkencor “Studime albanologjike në gjuhën gjermane” u sollën trajtesa interesante dhe me shumë prurje të reja shkencore rreth studimeve të këtyre albanologëve në zë të shkollës gjermane dhe asaj austriake.
Vend i veçantë dhe shumë meritor
“Dija albanologjike nuk do të ishte kjo që është sot, po qe se pjesë e kronologjisë së studimeve albanologjike nuk do të ishte edhe shkolla gjermane, e cila në këtë dije zë një vend të veçantë e shumë meritor dhe që u prin prurjeve të studimeve që vijnë nga të huajt. Kjo shkollë, në shumë drejtime të studimeve albanologjike ka vënë themele fillestare, ndërsa ka spikatur në krahasim me shkollat e tjera edhe në kërkimet shkencore e zgjidhjen e shumë çështjeve jo vetëm gjuhësore, por edhe historike e etno-kulturore të etnisë shqiptare”, tha prof.dr. Hidajete Azizi, udhëheqëse e Departamentit të studimeve të gjuhës në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, ITSHKSH.
Me gjenezën gjermane të studimeve albanologjike, lidhet edhe njëri ndër dokumentet e para të shkruara të gjuhës shqipe, “Fjalorthi” i udhëtarit gjerman Arnold von Harff-it akoma pa u botuar vepra e parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut.
“Ky fjalorth zë vendin e shkrimit të parë për gjuhën shqipe ndër të huajt. Në çdo shekull vijues e deri më sot, interesi për gjuhën e kulturën shqipe nga ana e studiuesve gjermanë jo vetëm që do të jetë i pranishëm, por do të avancojë bindshëm e do të zërë një vend të paluhatshëm në dijen albanologjike”, tha prof.dr. Hidajete Azizi.
Interesimi i shkencëtarëve gjermanë ka rëndësi dhe në aspektin gjeopolitik
Sekretari shkencor i ITSHKSH-së, Sefer Tahiri, tha se gjuha shqipe, me dialektet dhe të folmet e shumta të saj, së bashku me interferencat me gjuhë tjera ballkanike por jo vetëm, është studiuar në vazhdimësi nga studiues të ndryshëm të hapësirës akademike, ndërsa në këtë drejtim veçohen studimet gjermane. “Interesimi i shkencëtarëve gjermanë ka rëndësi për shqiptarët edhe në aspektin gjeopolitik dhe përdëftimin se shqiptarët i takojnë edhe identitetit evropian. Meqë në fushën gjeopolitike rastësia nuk ekziston, ky interesim shkencor, është pasuar me angazhimin e kombeve mike të shqiptarëve, jo vetëm në shtet-ndërtimin e Shqipërisë në vitin 1912, por edhe në arritjen e pavarësisë së Kosovës si shtet dhe në avancimin e statusit të shqiptarëve e në veçanti të shqipes në Maqedoninë e Veriut”, tha Tahiri.
Në sesionin shkencor janë prezentuar me kumtesa edhe studiuesja nga Shqipëria Elda Gjana me kumtesën “Dialektet e shqipes në studimet e albanologëve gjermanë Gustav Majer dhe Nobert Jokli”, Anton Nikë Berisha me kumtesën “Ç’shkruante Gustav Majer për letërsinë shqipe në vitin 1883”, “Albanesissche Gramatik e vitit 1886” e studiuesve Xhafer Beqiraj dhe Vilson Markut, si dhe kumtesat e Ylber Sela me temën “Hani dhe udhëtimi i tij nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”, Mimoza Kore me “Fjalorthi Von Hahn-it dhe mbështetja e albanologëve të tjerë në të” dhe Emin Azemi me temën “Maximilan Lambertzi në studimet e disa autorëve shqiptarë”./DW
Të tjera
-
Tërmet i fortë “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda
Sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëta...
-
Kurti takohet me mërgatën dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Turqi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi dhe bashkëbisedoi në...
-
Deputeti më i ri në Parlamentin e Britanisë- ja sa vjeçar është
Një 22-vjeçar i zgjedhur si deputet me një shumicë të vogël ka thënë se nuk d...
-
Sfidat e politikës gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor
Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: pë...
-
Kryeminstri i ri britanik fillon punën, mbledh kabinetin edhe në fundjavë
Qeveria e Sir Keir Starmer ka filluar punën në ditën e saj të parë të plotë n...
-
Rukiqi për deklarata e Mujës për pagën: Me gjasë po i kalkulojnë në mesatare edhe të hyrat e Martinit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë s...
-
Përfundon ndërtimi i mbikalimit në Veternik, Hysen Durmishi: Lajm tejet i mirë
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur “lajm tejet t...
-
Deputeti gjerman Peter Beyer frikësohet se do të rikthehet ideja për shkëmbimin e territoreve
Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: pë...
-
“Paga mesatare 780 euro”, Tahiri i reagon pushtetit: Manipulim me statistika, mesatare e pagës së pozitave politike
Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit t...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e Faton Hajrizit, të arratisurit nga burgu
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për kapjen e Faton Ha...
-
Haliti: Qëndrimet e ngurta kurtiste i kanë vendosur sanksione Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova duhet t...
-
Sinani: Sinjal i qartë për ndërkombëtarët që Vuçiq po shkel çdo të drejtë elementare të njeriut dhe pakicave
Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me...