Sport

Lista e Gjermanisë/ Tre debutues te “Pancerat”, Flick rikthen heroin e Brazil 2014

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 10 November 2022

Hansi Flick ka publikuar listën e lojtarëve të Gjermanisë për Botërorin Katar 2022. Trajneri ka ftuar tre portierë, nëntë mbrojtës, po kaq mesfushorë dhe pesë sulmues, repart ku Niclas Fullkrug dhe Youssoufa Moukoko janë risitë.

29-vjeçari i Werderit, nuk ka veshur kurrë më parë fanellën e “Pancerave”, por 10 golat dhe dy asistet në këtë sezon në Bundesliga janë shpërblyer me një biletë në Kupën e Botës. Feston dhe Moukoko, 17-vjeçari i talentuar i Dortmundit.

Sulmuesi është pjesë e Gjermanisë U21 (5 ndeshje dhe 6 gola), me verdhezinjtë numëron 6 gola dhe po kaq asiste këtë sezon, dhe tani është gati të japë kontributin e tij në grumbullimin e parë me Kombëtaren e madhe.

-Advertisement-

Flick ka rikthyer në kombëtare edhe Mario Goetze, heroin e Brazil 2014. Fantazisti gjerman, i cili vendosi finalen e Botërorit të tetë viteve më parë ndaj Argjentinës, po bën shumë mirë me Eintrachtin e Frankfurtit. 30-vjeçari rikthehet pas pesë vitesh te kombëtarja gjermane.

Trajneri vendosi të marrë me vete në Botëror edhe Armel Bella-Kotchap. 20-vjeçari u transferua në verë nga Bochum te Southampton. Qendërmbrojtësi ka zhvilluar performanca pozitive në sezonin e parë në Premier League.

Ai debutoi me Gjermaninë në barazimin 3-3 përballë Anglisë në “Wembley”, sfidë e vlefshme për Nations League, që u zhvillua më 26 nëntor. Katër herë kampionët e botës janë pjesë e grupit E bashkë me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy