Lajme

Vdes një grua në QKUK, djali i saj dyshon se nuk pati trajtim të duhur nga mjekët

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 10 Nëntor 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e ku djali i saj dyshon se nuk u trajtua në mënyrë të duhur nga mjekët, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën ku me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Djali i viktimës ankuesi i rastit dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ndryshe rasti në polici është iniciuar si “Hetim i Vdekjes”./Gazeta Infokus/

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy