Sport

Tmerr në ndeshjen e Conference League/ Tifozi bie në tokë pa ndjenja, ndërhyn ambulanca

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 14 October 2022

Një episod i rëndë ka ndodhur në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencave, mes CFR Cluj dhe Slavia Praga, pasi një tifoz i pranishëm në stadium kishte probleme shëndetësore.

Ndeshja u ndërpre për rreth 15 minuta pas vetëm 27 të luajtura kur tifozi humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë. U desh ndërhyrja e ambulancës, e cila hyri në fushë për ta shpëtuar. Mësohet se mjekët arritën ta sillnin në jetë tifozin, i cili nuk kishte rrahje zemër në momentin që u rrëzua në tokë.

Nuk dihet ende se çfarë pati ky tifoz, ndërsa pas ndërhyrjes ai u transportua menjëherë për në spital dhe ndeshja rifilloi normalisht.

-Advertisement-

Sai përket re4zultatit, CFR Cluj është duke fituar me rezultatin 1 me 0.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy