KEDS ka reduktuar mbi 40 për qind të humbjeve të energjisë elektrike
Autori: Gazeta inFokus
16:00 | 03 Tetor 2022
Sot, teksa e tërë bota, e sidomos Evropa, po përballet me një krizë të madhe energjetike, gjetja e alternativave të reja për ngrohje tashmë është e nevojshme, bashkë me të edhe mobilizimi i masës së gjerë për kursimin sa më të madh të asaj sasie të energjisë që ofrohet.
Furnizimi me energji elektrike do të jetë sfidë e madhe edhe për Kosovën për t’u përballur me dimrin që po vjen. Te ne, situata bëhet edhe më alarmante kur mungesës së energjisë elektrike për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve i shtohet edhe keqpërdorimi i saj.
Që kur është privatizuar KEDS-i, një nga prioritetet e kësaj kompanie, krahas një sërë prioritetesh tjera, ka qenë dhe vazhdon të mbetet minimizimi i humbjeve në rrjetin elektrik.
Prej atëherë, në vazhdimësi, KEDS-i ka rritur kontrollet tek të gjithë konsumatorët për të cilët dyshohej se e shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë të paautorizuar. Rrjedhimisht, personat përgjegjës nga Departamenti i Humbjeve në KEDS, sipas statistikave, bëjnë rreth 400 kontrolle të tilla në baza ditore në tërë Kosovën. Prej tyre regjistrohen mesatarisht 30 raste në ditë duke keqpërdorur rrymën.
Ekipet e autorizuara të KEDS-it vazhdimisht bëjnë inspektime të rrjetit përmes pajisjeve speciale për detektimin e keqpërdorimeve dhe, shpeshherë, të shoqëruara edhe nga Policia e Kosovës, çkyqin konsumatorët e tillë.
Si rezultat i angazhimit maksimal të të gjitha hallkave të kompanisë, humbjet kanë rënë dukshëm që nga viti 2013, kur këto llogariteshin të jenë 31,02 për qind, duke zbritur në 18,48 për qind në vitin 2021. Pra, KEDS për 8 vjet e gjysmë ka arritur të reduktojë mbi 40 për qind të humbjeve totale. Por, ato akoma llogariten të jenë evidente, për çka KEDS-i është i përkushtuar që përmes kontrolleve të vazhdueshme ta kthejë këtë situatë në normalitet. Falë angazhimit të madh të punëtorëve të KEDS-it, numri i të cilëve shkon në 90 në ditë në tërë Kosovën dhe falë pajisjes më të re teknologjike për matjen e njehsorëve elektrikë, rezultati i detektimit të rasteve të keqpërdorimeve është dukshëm më i madh sesa më parë. Pajisja e re, UNITECH, e cila ka filluar së përdoruari ditë më parë nga punonjësit e KEDS-it në mbarë Kosovën, i ka dhënë shtytje të mëtutjeshme detektimit të këtyre rasteve. Vetëm përgjatë vitit 2021, janë regjistruar 8603 raste të keqpërdorimit të energjisë elektrike.
Pavarësisht sfidave me të cilat përballen punëtorët e KEDS-it në baza ditore, ata janë të përkushtuar të kryejnë detyrat me seriozitet, gjithnjë për të mirën e gjithmbarshme të konsumatorëve.
Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i dënueshëm me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
KEDS-i falënderon Policinë e Kosovës, qytetarët dhe mediat për raportimin e rasteve të dyshimta të keqpërdorimit. E raportimi i këtyre rasteve jo vetëm se ua lehtëson punën ekipeve të KEDS-it, por është edhe interes i përbashkët.
Keqpërdorimi i energjisë elektrike dënohet me ligjet e Kosovës. Ato dëmtojnë shtetin dhe konsumatorët e përgjegjshëm. Raportojeni keqpërdorimin përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00, përmes email-it, rrjeteve sociale, si dhe mund të vini në zyrat tona për t’i paraqitur ato. Raportimi juaj do të mbetet konfidencial.
Bëhu pjesa më e mirë e shoqërisë kosovare, raportoje të keqen!


T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...


































