Kriza e Ukrainës : Palët duhet të hapin dyert për një zgjidhje politike
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 28 September 2022
Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Zhang Jun nxiti të martën përpjekjet për një zgjidhje politike të konfliktit në Ukrainë.
Zhvillimet e fundit në Ukrainë tregojnë se të gjithë duhet të synojnë e të mbështetin paqen ,tha Zhang në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Ukrainën.
“Detyra kryesore tani është të nxiten palët të hapin dyert për një zgjidhje politike sa më parë të jetë e mundur, të përfshijnë shqetësimet e ligjshme në negociata dhe të vënë në tryezë të gjitha mundësitë praktike,” theksoi ai.
Nënshkrimi i Nismës së Drithit të Detit të Zi ka treguar tashmë se edhe në situata konflikti, diplomacia mund të japë rezultate dhe të sjellë shpresë, tha përfaqësuesi kinez.
Sipas tij, ruajtja e rendit ndërkombëtar bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe respektimi i normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare mbështetur në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së nuk duhet të jenë thjesht parulla politike.
Këshilli i Sigurimit, si thelbi i mekanizmit ndërkombëtar të sigurisë kolektive, duhet të përdorë plotësisht mjetet e ndërmjetësimit të dhëna nga Karta e OKB-së dhe të ndjekë drejtimin e duhur të armëpushimit e bisedimeve të paqes, duke ndërmarrë në veçanti veprime konstruktive e të përgjegjshme për të krijuar kushte e hapësirë për një zgjidhje politike, tha Zhang.
Kina do të punojë me të gjitha vendet paqedashëse për të vijuar përpjekjet e pareshtura për çtensionimin e situatës dhe për zgjidhjen e krizës, shtoi ai.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...