Lajme

Konfiskohen mbi 200 mijë euro të padeklaruara në Portin e Vlorës

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 25 September 2022

218 mijë e 885 euro janë sekuestruar nga Policia Shqiptare në Portin e Vlorës, në operacionin e koduar “Excise”.

Një person me inicialet A.B, është prangosur si i dyshuar.

Sipas policisë paratë ishin të padeklaruara dhe me këtë rast 50-vjeçari kishte tentuar që të fuste edhe një sasi të verës.

-Advertisement-

“Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një mjet kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin A.B”- njofton policia shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera