Lajme

Sejdiu: “Lista Guxo pashmangshëm drejt shuarjes”

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 23 September 2022

Opinionisti, Dardan Sejdiu në njëintervistë televizive ka thënë se Lista Guxo tashmë është e papërfillshme.

Ai u shpreh se mund të ketë kthim vetëm në kuadër të listës së Vetëvendosjes.

“Lista Guxo tashmë është e papërfillshme dhe me leximin timin nuk ka kthim. Kam qenë pjesë e subjektit i cili i ka pasur dy udhëheqës, prandaj po e di që nuk ka kthim. Mund të ketë kthim në kuadër të listës së Vetëvendosjes, sepse nuk e shoh që do të jetë ndonjëherë ndryshe, ose do të jetë pjesë me VV-në, ose nuk kalon, e unë besoj që VV -ja nuk e merr më, nuk ka ndonjë leverdi, VV-ja është subjekt i koncentruar tek udhëheqësi”, është shprehur Sejdiu në Rubikon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera