Kur Osmani ishte futur mes presidentëve si përkthyese, pas 13 vjetëve në fotografinë e njëjtë si presidente
Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 22 September 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, kanë realizuar sot fotografinë e përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden, fotografi që tradicionalisht realizohen në kohën e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kjo është koha kur presidentët amerikanë realizojnë fotografi rasti me homologët e tyre nga vende aleate.
Presidentja Osmani e ka përshkruar shkurt fotografinë e publikuar në rrjetet e saj sociale.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar ajo.
Mirëpo, në një foto të ngjashme, Osmani ishte gjendur edhe 13 vjet më parë, kur ajo nuk ishte presidente, por vetëm këshilltare e presidentit të atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ndonëse e pazakontë për një traditë të tillë, Osmani kishte arritur që të gjendej në fotografinë e përbashkët të presidentëve Barack Obama dhe Fatmir Sejdiu, si dhe dy zonjave të para.
Kjo gjë kishte shkaktuar një debat në atë kohë, kur presidentja aktuale akuzohej se me veprimin e saj mund ta kishte shkelur edhe protokollin e Departamentit të Shtetit. Megjithatë, nga pala amerikane ky veprim nuk është shndërruar asnjëherë në diçka të madhe.
Departamenti i Shtetit kishte publikuar fotografinë, duke sqaruar që Osmani ishte aty si përkthyese e Presidentit Fatmir Sejdiu.
“Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama pozojnë gjatë pritjes në Muzeun Metropolitan në Nju Jork me Shkëlqesëinë e tij Fatmir Sejdiu, President i Republikë së Kosovës dhe bashkëshorten e tij zonjën Sejdiu, si dhe një përkthyese, Vjosa Osmani. E mërkurë, 23 shtator, 2009”, thuhej në njoftim.
Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork. Ajo ka përfituar nga rasti, duke takuar edhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.
Të tjera
-
Prokuroria Speciale ndalon dy persona për 48 orë, ja për çka po dyshohen
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar sot dy të pandehur pë...
-
Kurti pret në Qeveri Walkerin, rithekson mirënjohjen për mikun e madh të Kosovës
Në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, Kryeministri i Republikës së ...
-
Samiti i SEECP në Shkup, Osmani takohet me Siljanovskan, flasin për thellim të bashkëpunimit
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, ...
-
Qytetari nga Podujeva që vdiq gjatë haxhit do të varroset sot në varrezat e Mekës
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Muharrem Gashi, nga Podujeva,...
-
Hovenier: Do ta ndihmojmë Kosovën të mbrohet nga sulmet kibernetike dhe informatat e rreme
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika është e...
-
Murati i reagon Hillit: Kosova e përkushtuar në dialog për normalizim dhe njohje reciproke me Serbinë
Njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për Serbinë, për të hyrë në Bas...
-
Raporti për masat ndaj Kosovës shtyhet për javën e ardhshme?
Edhe pse nuk pa pasur një datë formale të martën e shkuar, më 11 qershor, ven...
-
Qeveria i mbulon shpenzimet për mërgimtarët rreth polisës kufitare
Tre milionë euro janë ndarë për mbulimin e shpenzimeve të polisës kufitare. ...
-
MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) me mbështetje financiare nga fondet I...
-
Kosova zyrtarisht anëtare e koalicionit të Deminimit për Ukrainën
Kosova është bërë edhe zyrtarisht pjesë Koalicionit të Deminimit për Ukrainën...
-
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
Ka vdekur në moshë të re, hoxha Ekrem Kodraliu nga Podujeva.Lajmin për vdekje...
-
Nikollë Camaj propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Malit të Zi
Deputetët Nikollë Camaj, Artan Çobi dhe Ilir Çapuni i kanë dërguar një letër ...