Mehaj: Ushtri e konsoliduar, shtet i fuqishëm
Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 22 September 2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se në këto 18 muaj janë angazhuar maksimalisht që ushtrinë ta avancojnë në nivelet më larta të kapaciteteve ushtarake, duke rekrutuar në vazhdimësi të rinj e të reja, të cilët i duhen më tepër atdheut se çdo vendi tjetër.
Mehaj ka shkruar në Facebook se në 18 muaj, kanë rekrutuar 1240 ushtarë më shumë, të rinj të gatshëm për të mbrojtur këto troje, e po punojnë në vazhdimësi drejt ngritjes së kuadrove profesionale duke shkolluar oficerë në akademitë më prestigjioze të botës.
“Krahas kapaciteteve profesionale kemi investuar edhe në blerjen e pajisjeve ushtarake. Deri në 96% më shumë se në vitet paraprake kemi investuar për të pajisur ushtrinë me mjetet më moderne luftarake tokësore, armë, dronë dhe sisteme mbështetëse të cilat të kombinuara me formacionet ushtarake të kuadrove profesionale përbëjnë element të fuqishëm të ushtrisë sonë.
Janë realizuar qindra operacione dhe stërvitje të përbashkëta me forcat aleate, qindra kurse e trajnime individuale e kolektive me pjesëmarrjen e 3000 oficerëve, nënoficerëve, e ushtarëve tanë brenda e jashtë vendit. Në këto 18 muaj, përkrah ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministria e Mbrojtjes arriti të realizojë suksesshëm misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të FSK-së në Kuvajt.
Po ashtu, Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në cilësinë e shtetit pritës në ushtrimin më të madh ndërkombëtar “Defender Europe ’21”, të organizuar në rajonin e Ballkanit. Si partnere e besueshme e shteteve anëtare të NATO-s, Ministria e Mbrojtës dhe FSK ka vazhduar të ofroj mbështetje në evakuimin e refugjatëve afganë dhe në transportimin e ndihmave humanitare për popullin ukrainas, ngase misionet e NATO-s janë edhe misionet tona.
Jemi të përkushtuar të kontribuojmë në ruajtjen e vlerave demokratike, stabilitetit dhe paqes në vend, rajon dhe më gjerë, andaj rruga jonë është e qartë, anëtarësimi në Kartën e Adriatikut, në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO janë destinacione ynë final. Përmes zjarrit të luftimit dhe sakrificës së përbashkët, rrjeti i aleatëve dhe partnerëve tanë na ofron një avantazh asimetrik që kundërshtari ynë nuk mund ta përballoj.
Të rrënjosura thellë në vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, shumë prej këtyre marrëdhënieve i kanë tejkaluar stuhitë e historisë dhe mbeten shtylla kurrizore e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, andaj Republika e Kosovës ka të vulosur të ardhmen në Bashkimin Evropian, dhe Ushtria e Kosovës në NATO. Jemi të vendosur me vullnet të hekurt që të kalojmë pengesën, qoftë duke ngjitur malin ose duke qarë atë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, misioni i tyre është mbrojtja e atdheut. Kurse, vizioni tyre është anëtarësimi në NATO.
Të tjera
-
Ushtria turke trajnon ushtarët e FSK-së për përdorimin e automjeteve luftarake Vuran
Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ushtrinë turke kanë realizuar t...
-
Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës
Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndë...
-
26 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliu
Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shq...
-
Regjistrimi i popullësisë: Mbi 1.2 milionë qytetarë të Kosovës janë regjitruar deri më tani
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidh...
-
Nis dëshminë dëshmitari i 62-të, Prokuroria pretendon se ai u arrestua dhe u rrἀh nga ushtarët e UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Tentim vrἀsja në Gjakovë ku u lënduἀn pesë persona, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjakovë. Sipas poli...
-
Pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor, katër persona sulmojnë dy të tjerë në Podujevë
Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar pasi i kanë sulmuar fizik...
-
Dhuna në familje: Nëntë raste vetëm në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa...
-
Presidenti i Kinës nis vizitën dy ditore në Serbi
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Serbi m...
-
Publikohet fotografia e veçantë: Ibrahim Rugova i përkulur para varrit të Fehmi Aganit
Esat Geci, vëllai i Gani Gecit, ka postuar një fotografi ku shihet ish presid...
-
Ministria e Brendshme merr një vendim për patentëshoferët ilegalë serbë
Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga p...
-
Lajçak takohet ne Washington me Escobarin: Patëm një takim konstruktiv
Emisari i Bashkimit Evropian pwr dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka...