Lajme

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II: Kortezhi i Mbretëreshës mbërrin tek Harku i Wellington’it, ndalesa e fundit në Londër

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 19 September 2022

Kortezhi mbretëror ka mbërritur tani në Wellington Arch (Harku i Wellington).

Këtu, parada do të kryejë përshëndetjen mbretërore dhe pastaj do të intonohet himni kombëtar britanik, përpara se arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II të niset për në Windsor, raporton CNN.

Pas largimit të procesionit, këmbanat në Westminster do të bien gjithë pasditen – një konventë që ndodh vetëm pas funeralit të një sovrani.

-Advertisement-

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur me 8 shtator, në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Varrimi i saj do të kryhet sot, ndërkohë që në ceremoni po merr pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me vdekjen e Elizabeth II, fronin e saj e merr i biri, tashmë mbreti Charls III.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy