Tregolësh dhe rekord, Lewandowski unik në Champions
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 08 September 2022
Robert Lewandowski është një makinë golash. Faktet dhe statistikat e tregojnë qartë këtë. Kudo që shkon, “bomberi” polak e gjen me lehtësi rrugën e rrjetës.
Në moshën 34-vjeçare, ish-i i Bayernit dhe Dortmundit realizoi tregolësh në debutim me fanellën e Barçës në Champions (5-1 kundër Victoria Plzen), duke qenë i vetmi në histori që arrin të realizoi tregolësh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube me tri skuadra të ndryshme.
Lewa i shënoi tri herë brenda 90 minutave Realit të Madridit në vitin 2013, kur luante me fanellën verdhezi të Dortmundit, me Bayernin e ka arritur kufirin e tre golave në një takim në katër raste dhe tani ai e ka arritur atë për herë të gjashtë në karriere (tregolësha në Champions) me fanellën e Barçës.
Messi dhe Cristiano kanë rekorde të njëjta për numrin e tregolëshave në Champions: plot tetë herë. Argjentinasi i arriti të gjitha si lojtar i Barçës, ndërsa Portugezi realizoi shtatë tregolësha me Realin e Madridit dhe një me Juventusin.
Në listën e lojtarëve që kanë arritur të realizojnë tregolësha me ekipe të ndryshme në Champions League janë legjenda si Marco Simone (Milan, Monaco), Roy Makaay (Deportivo, Bayern), Ruud van Nistelrooy (PSV Eindhoven, Manchester United), Andriy Shevchenko (Dynamo Kyiv, Milan), Didier Drogba (Marseille, Chelsea), Michael Owen (Liverpool, Manchester United) dhe Samuel Eto’o (Barcelona, Inter). Aktivë mbeten vetëm Cristiano Ronaldo (Real Madrid, Juventus), Neymar (Barcelona, Paris Saint-Germain) dhe Olivier Giroud (Arsenal, Chelsea).
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...