Anija e mallrave përplaset me cisternën e gazit, prag katastrofe në Gjibraltar
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 02 September 2022
Përplasja e një anije mallrash me një cisternë gazi në afërsi të Gjibraltarit ka bërë që në det të derdhet një sasi e konsiderueshme nafte, duke vënë në alarm autoritetet vendase.
Anija që transportonte 215 ton naftë të papërpunuar, 250 ton naftë diesel dhe 27 ton vaj lubrifikant, është afruar në cektinë për të parandaluar fundosjen e saj në gjirin e Gjibraltarit. Të gjithë 30 personat në bord, përfshirë 24 anëtarë të ekuipazhit dhe 6 topografë, u evakuuan.
Zyrtarët vendas thanë se rrjedhja e naftës përbën një shqetësim madhor, megjithatë sipas tyre ajo është arritur të vihet nën kontroll në masë të madhe. “Prioriteti ynë janë koralet në zonë, u shprehën ata, si dhe heqja e naftës përhapjen e së cilës, për momentin e kemi izoluar”. Policia njoftoi se ka arrestuar një person që besohet të ketë lidhje me incidentin, por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi të, apo rolin që mund të ketë patur në këtë ngjarje.
Përplasja ndodhi kur anija e mallrave OS 35 po lëvizte për të dalë nga Gjiri i Gjibraltarit. Anijet e mallrave përdoren për transportin e mallrave të ngurta si drithi, dhe karburanti në bord përgjithësisht është ai i përdorur prej tyre vetë. Cisterna e gazit të lëngshëm natyror nga ana tjetër, nuk ka pësuar dëme të konsiderueshme. Pas incidentit, porti i ngarkuar i Gjibraltarit u mbyll përkohësisht.
Të tjera
-
Ish-Kryeministri Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Ndërron jetë meteorologu Sylë Tahirsylaj
Meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj ka ndërruar jetë sot. Lajmin e kanë b...
-
Kurti kujton Fan Nolin, 100 vite prej ditës kur Noli u bë Kryeministër i Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Fan Nolin në 100 vjetorin kur...
-
Gjermania iu bën thirrje aleatëve të NATO-s: T’i rrisim shpenzimet ushtarake
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë të ditur se aleatët ev...
-
Rrạhja mes tifozëve, gazetari i Sky Sports shpegon problemet politike Kosovë – Serbi: Kosova është shtet i pavarur, Serbia nuk e njeh
Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë....
-
Sky News: Përleshja ndodhi vetëm mes tifozëve shqiptarë e serbë, nuk pati të përfshirë anglezë
Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përlesh...
-
Ndeshja Shqipëri -Itali, Policia Shqiptare patrulloi bashkë me atë gjermane mbrëmë – pamjet
Policia e shtetit shqiptar ka ndarë pamje duke asistuar policinë gjermane për...
-
Aksidẹnt i rëndë në Greqi, katër të vdẹkur mes tyre një shqiptar
Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar nga përpla...
-
Kotroll policor në dy shkolla në Leposaviq, Veton Elshani jep detaje
Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani...
-
Përplasja mes tifozëve anglez dhe serb dyshohet se nisi nga shqiptarët
Disa orë përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë ka shpërthyer dhuna mes tif...
-
Prestigjiozja Financial Times: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t’i japë kompanisë Rio Tinto, ...
-
Kosova dhe Serbia në mesin e shteteve që e mbështetën deklaratën për integritetin territorial të Ukrainës
Tetëdhjetë vende të botës, nga njëqind sa morën pjesë në një samit për paqe n...