Lajme

Si u “zhdukën” rrokaqiejt në Indi për 10 sekonda?

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 28 August 2022

Me urdhër të autoriteteve indiane, dy rrokaqiej të ndërtuar ilegalisht u shkatërruan në më pak se dhjetë sekonda pranë kryeqytetit Nju Delhi, sipas mediave lokale.

Ndërtesat e larta, të cilat janë 103 metra të larta dhe kanë 850 apartamente të pabanuara, janë shembur pas shpërthimit të eksplozivëve të vendosur në mënyrë strategjike, raporton Reuters.

Zyrtarët lokalë deklaruan se më shumë se 3700 kilogramë eksploziv u përdorën për shkatërrimin e tyre.

-Advertisement-

Disa ndërtesa aty pranë janë të mbuluara me fletë plastike të bardhë për t’i mbrojtur ato nga mbeturinat fluturuese pas prishjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera