Lajme

INDEP publikon 17 objektivat e projektit të ri për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 23 August 2022

Instituti për politika zhvillimore (INDEP) ka publikuar agjendën e vitit 2030 si dhe 17 objektivat për një zhvillim të qëndrueshëm të saj, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të tyre kjo agjendë ka një plan të përbashkët për paqe dhe prosperitet për njerëzit dhe planetin.

“Agjenda 2030 dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të saj është një plan i përbashkët për paqe dhe prosperitet për njerëzit dhe planetin. Por, sa keni njohuri ju për këtë agjendë dhe këto objektiva? Ky projekt financohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ)”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Për të kuptuar më shumë rreth këtij plani universal dhe synimeve të secilës objektivë, ndiqni videon në vazhdim:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera