Prodhime që do shkëlqejnë në Kupën e Botës në Katar
Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 14 August 2022
Kupa e Botës në futboll do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022 në Katar. Tani punët përgatitore në Katar po hyjnë në fazën përfundimtare. Shumë kompani kineze dhe produkte kineze po ofrojnë garanci dhe shërbime për këtë Kupë Bote. Nga ndërtimi i stadiumeve e transporti publik deri te pajisjet e komunikimit në rrjet dhe produktet e përdorimit të përditshëm, janë siguruar nga kompani kineze. Mund të thuhet që “Prodhuar në Kinë” po shkëlqen në Kupën e Botës.
“Lusail” është stadiumi kryesor për Kupën e Botës të Katarit. Në të do të zhvillohen dhjetë ndeshje, duke përfshirë edhe finalen. Ai mund të mbajë 80 mijë spektatorë dhe është stadiumi më i madh aktualisht në Katar. Ky stadium është ndërtuar nga Korporata e Ndërtimit të Hekurudhave e Kinës dhe është projekti i parë i një stadiumi të Kupës së Botës i ndërmarrë nga një sipërmarrje kineze si kontraktore e përgjithshme për projektimin dhe ndërtimin.
Korporata e Ndërtimit të Hekurudhave e Kinëska krijuar një sërë rekordesh sektoriale gjatë ndërtimit të stadiumit ‘’Lussel”,i cili është ndërtesa më e madhe me një çati me rrjet kabllor me dy shtresa në botë dhe i ndërtuar me aplikimin e parë të thelluar të teknologjisë së Modelimit të Informacionit të Ndërtesave ( BIM) gjatë gjithë ciklit. Ai është stadiumi më i madh dhe më i avancuar teknologjik i futbollit profesionist .Zv.menaxheri i përgjithshëm i Korporatës së Ndërtimit të Hekurudhave të Kinës Li Chongyang u shpreh:
“‘Lusail’ është aktualisht stadiumi më i avancuar, më i madh dhe më kompleks i futbollit në botë, që është ndërtuar me standardet e FIFA-s. Gjatë ndërtimit të stadiumit, për shkak të pjesëmarrjes së ndërmarrjeve tona kineze, përdorimi i kësaj platforme integron teknologjinë kineze, produktet kineze dhe prodhimin kinez në procesin e ndërtimit të këtij projekti. Përfundimi i projektit demonstron plotësisht teknologjinë, pajisjet dhe aftësitë e ndërmarrjeve kineze dhe të ndërtimit kinez.”
Pala e Katarit ka vlerësuar lart kompanitë kineze për përfundimin e ndërtimit të stadiumit ‘’Lusail‘’ me cilësi të lartë dhe brenda afatit. Në dizajnin e kartëmonedhës me prerje 10 rial të emetuar nga Banka Qendrore e Katarit në vitin 2020, është përfshirë edhe stadiumi ‘Lusail’.
Jo vetëm “Lusail”, por ndërmarrje kineze kanë marrë pjesë edhe në ndërtimin e disa stadiumeve të tjera të Kupës së Botës në Katar.
Në fushën e transportit, kompania e automjeteve “Yutong” fitoi ofertën për projektin e automjeteve të shërbimit të Kupës së Botës në Katar në vitin 2020. Katari do të importojë rreth 1500 autobusë nga kompania kineze “Yutong”, përfshirë 888 autobusë elektrikë. Në përgjigje të temperaturës së lartë dhe mjedisit të stuhive të rërës në Katar, kompania “Yutong” ka zhvilluar dhe optimizuar posaçërisht modele të përshtatshme, dhe ka krijuar dizajne kondicionerësh dhe baterish që mund të përshtaten plotësisht me kushtet mjedisore vendore dhe të sigurojnë performancën më të mirë gjatë mbajtjes së Kupës së Botës. Menaxheri i degës së kompanisë “Yutong” në Katar Wang Zhengbin tregon:
“Parashikohet se do të ketë rreth 1500 autobusë ‘Yutong’ që do të shërbejnë në transportin publik gjatë Kupës së Botës.
Kompania Kombëtare e Transportit e Katarit, partnerja e kompanisë “Yutong”, pritet të zgjerojë bashkëpunimin me palën kineze në të ardhmen. Drejtori operativ i kësaj kompanisë Ahmed Al Obaidly u shpreh:
“‘Yutong’ është një nga prodhuesit më të mëdhenj të autobusëve në botë. Bashkëpunimi ynë është i frytshëm. Të dyja ekipet do të vazhdojnë të punojnë më ngushtë për të përmirësuar modelet e automjeteve, për t’i përshtatur me klimën lokale. Shpresoj të zgjerohet dhe forcohet bashkëpunimi më tej në të ardhmen, dhe të rritemi së bashku.”
Brenda dhe jashtë fushave të ndeshjeve të Kupës së Botës, duke përfshirë pajisjet e komunikimit të stadiumit, pajisjet e rrjetit të Qendrës së Përbashkët Komanduese, si edhe flamujt e Kupës së Botës, dhe veshjet, shallet e suvenire të tjera, shumë prej tyre janë prodhuar në Kinë. Nga ndërtimi i stadiumeve deri te shërbimet mbështetëse, “Prodhuar në Kinë” dhe “Ndërtuar nga Kina” po japin “kontributin e Kinës” për Kupën e Botës së Katarit.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...