Bashkëpunoi me një ish-futbollist dhe mafien shqiptare, Xhaka nën hetim për trukim
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 05 August 2022
Kartoni i verdhë i marrë nga Granit Xhaka në fitoren e Arsenal ndaj Leeds United me rezultatin 4-1 sezonin e shkuar, në dhjetor, është cilësuar si shumë i dyshimtë.
Mediet angleze raportojnë se ndaj Xhakës ka nisur një hetim nga Agjencia Kombëtare e Krimit, pasi dyshohet se në bashkëpunim me mafien shqiptare dhe nga ish-futbollisti suedezo-shqiptar, Alban Jusufi, të dënuar për trukim ndeshjes kanë ndikuar në rezultat.
Hetimi nisi së pari nga Federatat Angleze e Futbollit, e cila u ndikua nga modele të dyshimta bastesh për këtë ndeshje, për të cilën ishin vendosur shifra që shkonin në 52 mijë paund për Xhakën, me shqiptarin që u ndëshkua në 10 minutat e fundit të lojës.
Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner në minutën e 86-të pasi vonoi me rreth 20 sekonda të ekzekutonte një goditje dënimi, pavarësisht se Arsenali po fitonte 4-1 dhe kishte kontroll të plotë të lojës.
Më tej raportohet se hetuesit kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve që nuk janë vendosur në Angli, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.
Gjithashtu po shqyrtohet si mundësi edhe fakti që Alban Jusufi, një sulmues suedezo-shqiptar i dënuar me pesë vjet pezullim për trukim ndeshjesh nga gjykatat suedeze në vitin 2017, bëri shuma të mëdha duke vënë bast që Xhaka të ndëshkohej.
41-vjeçari u shpall fajtor për korruptimin e portierit të AIK-ut, Kyriakos Stamatopoulos, me 150,000 paund për të mos luajtur mirë përpara një derbi kundër IFK Gothenburg në 2017-ën. Federata e Suedisë e shtyu ndeshjen pasi u raportua trukimi i saj.
Të tjera
-
Aksident i frikshëm! Shoferi harroi të vendoste frenat e dorës, kamioni pa kontroll plagos 29 nxënës/PAMJE
Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vj...
-
Avokatët e ish-presidentit Trump fillojnë sulmin ndaj ish-avokatit të tij Michael Cohen
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin ...
-
Publikohet raporti për performancën e qeverisë rreth prokurimit
Initiativa për Progres (INPO) sot do të publikojë raportin “Performanca e Qev...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Sot bëhen 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA. Me 28 vota pro, 24 kun...
-
Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misio...
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...