Sport

Gjen akordin me klubin e ardhshëm, Broja braktis SHBA dhe rikthehet në Londër

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 18 July 2022

Merkato është e gjatë dhe gjithmonë dhuron surpriza, por skuadra e radhës për Armando Brojën pritet të jetë West Ham. Ekipi londinez është fuqizuar shumë vitet e fundit nën drejtimin e David Moyes, duke dhuruar paraqitje pozitive në Premier League dhe Europë.

Trajneri skocez u ka kërkuar drejtuesve të klubit sulmuesin shqiptar, i cili ndodhet nën kontratë me Chelsea. “Blutë e Londrës” e kanë të qartë që zotërojnë një lojtar me potencial të madh, por Broja dëshiron të luajë, diçka që Thomas Tuchel nuk ia siguron dot.

-Advertisement-

Chelsea pranon vetëm huazimin e sulmuesit, pasi beson shumë te kualiteti i tij dhe e cilëson një futbollist tepër të rëndësishëm për të ardhmen, propozim që është pranuar nga West Ham, ekip që mbështetet nga një tifozeri e zjarrtë.

Raportimet e fundit nga Anglia flasin për gjetjen e një marrëveshje mes drejtuesve të “Çekiçëve” dhe 20-vjeçarit nga Malësia e Madhe. Djemtë e Moyes do të garojnë në Conference League sezonin e ardhshëm.

Broja do të largohet sot nga SHBA, aty ku Chelsea po kryen përgatitjet për sezonin e ri, për t’u kthyer në Londër. Shumë klube janë të interesuara për lojtarin e kombëtares shqiptare.

Drejtuesit e West Ham janë shfaqur bindës dhe janë afër arritjes së akordit final në lidhje me kushtet e kontratës personale me Brojën, por fjala e fundit i takon Chelsea dhe trajnerit Tuchel.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy